By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
May 20, 2025
Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë
May 20, 2025
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
May 20, 2025
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive
May 20, 2025
Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A është në kundërshtim me marrëveshjet shpërbërja e Ekipit Menaxhues?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A është në kundërshtim me marrëveshjet shpërbërja e Ekipit Menaxhues?
Ballina 1Lajme

A është në kundërshtim me marrëveshjet shpërbërja e Ekipit Menaxhues?

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 5:52 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Kosova dhe Serbia sërish i interpretojnë ndryshe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kësaj radhe ka pasur një “konfuzion” lidhur me mandatin e Ekipit Menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më 3 maj, autoritetet kosovare e liruan nga detyra Ekipin Menaxhues, me arsyetimin se një ditë më parë në Bruksel e kishin paraqitur statutin dhe se i kishte përfunduar mandati.

Për këtë reaguan ashpër autoritetet nga Serbia, duke theksuar se mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e projekt-statutit të Asociacionit, por se ai ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të tij.

Pastaj erdhi interpretimi i Bashkimit Evropian, si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga BE-ja thanë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më 4 maj se Ekipi Menaxhues duhet të jetë funksional derisa të miratohet statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ekipi menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin [statutin] e parë, që do të thotë se ka filluar procesin dhe jo se procesi ka përfunduar. Prandaj, vendimi për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues bie ndesh me tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, tha Stano.

Por, lidhur me deklaratat për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ka reaguar Qeveria e Kosovës. Në reagim thuhet se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmërie në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, thuhet në reagim.

Sipas Qeverisë së Kosovës, “Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë – përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”.

Kur u ra dakord për krijimin e Ekipit Menaxhues?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013. Marrëveshja parashikonte që Asociacioni të formohej në bazë të statutit, të kishte kryetar, nënkryetar, kuvend dhe këshill dhe se shpërbërja e tij mund të bëhej vetëm me vendim të komunave anëtare.

Ky bashkim duhet të përbëhet nga dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë – gjashtë në jug të Ibrit: Graçanica, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti, Ranillugu dhe Parteshi – dhe katër në veri, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në mënyrë që të gjitha këto komuna të formojnë Asociacionin, fillimisht është dashur të mbahen zgjedhjet lokale sipas ligjeve të Prishtinës zyrtare në veri të Kosovës, në mënyrë që të formohen katër komuna. Kjo ndodhi në nëntor të vitit 2013.

Mirëpo, zgjedhjeve u ka paraprirë Plani i Zbatimit të marrëveshjes nga viti 2013, në të cilin për herë të parë përmendet Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu, parashihej që të dyja palët të formojnë një Ekip Menaxhues për krijimin e Asociacionit deri në fund të majit të vitit 2013, me qëllim hartimin e statutit, por edhe për të trajtuar “të gjitha çështjet që janë relevante për krijimin e Asociacionit”.

Gjithashtu, ishte planifikuar që Ekipi Menaxhues të përbëhet nga përfaqësues të katër komunave nga veriu, të cilët do të themeloheshin pas konfirmimit nga autoriteti kompetent i Kosovës.

Kur duhet të shpërndahet Ekipi Menaxhues?

Sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dy palët kanë arritur një marrëveshje tjetër në vitin 2013 lidhur me mandatin e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta gjejë këtë dokument në mesin e dokumenteve të publikuara të Qeverisë së Kosovës apo BE-së.

Sipas dokumentit që gjendet në ueb-faqen e Zyrës për Kosovën, Ekipi Menaxhues është dashur të shpërbëhet pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, veprimet për krijimin e Asociacionit nuk u realizuan kurrë në terren dhe në vitin 2015 palët ranë dakord për parimet mbi bazën e së cilave duhet të formohej. Më pas, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa nga parimet nuk janë në përputhje me 23 nenet e Kushtetutës, të cilat autoritetet në Prishtinë i përdorën si shpjegim për refuzimin e krijimit të Asociacionit.

Detyra dhe përgjegjësitë tjera të Ekipit Menaxhues

Ekipi Menaxhues, përsëri në bazë të dokumentit të disponueshëm në ueb-faqen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, është dashur të ndërmarrë të gjitha “masat e nevojshme praktike për themelimin e Asociacionit”.

Masat praktike përfshijnë: përgatitjen e infrastrukturës për ambientet zyrtare të Asociacionit; identifikimin e burimeve të nevojshme njerëzore; duke ndërmarrë veprimet e nevojshme administrative.

Gjithashtu, Ekipi Menaxhues duhej të kishte hartuar statutin e formimit të asociacionit, i cili do të përcaktonte në mënyrë specifike themelimin dhe qëllimin e tij, strukturën organizative, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij.

Statuti është hartuar në vitin 2018, por është paraqitur si pjesë e dialogu politik të nivelit të lartë më 2 maj 2023. Kosova e refuzoi këtë statut me shpjegimin se Beogradi zyrtar në Kosovë dëshiron të krijojë Republikën Sërpska, një nga entitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ekipi Menaxhues dhe autoritetet e Kosovës

Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Ekipi Menaxhues duhej të luante një “rol përfaqësues ndaj autoriteteve qendrore në Prishtinë”.

“Autoritetet qendrore do të konsultohen me Ekipin Menaxhues për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale, në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjet e Kosovës”, thuhet në të.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, në fund të prillit ka thënë se ka ftuar në takim Ekipin Menaxhues, por askush nuk është përgjigjur.

Ai ka nënvizuar se vendimi i vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues të raportojë për aktivitetet e tij te ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës.

Ky ekip përbëhej nga katër anëtarë nga komuniteti serb: Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.

Aktualisht, nuk është e qartë nëse do të formohet një ekip i ri menaxhues.

You Might Also Like

Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë

Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ

Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive

Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, `Bota serbe` kërcënim real

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku nga Mitrovica premton investime dhe buxhet

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Drama pranë Barcelonës: Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb, njerëz të bllokuar në rrënoja, 13 zjarrfikëse në vendngjarje
Bërnabiq: Në tavolinë me Cholletin premtimi i ShBA-së se formimi i Asociacionit do të nisë në janar
WSJ: Eksportet ruse të naftës ranë me 22% në dhjetor
ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?