By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pozitë-Opozitë, shumë debat, aspak dakordim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pozitë-Opozitë, shumë debat, aspak dakordim
Ballina 1Lajme

Pozitë-Opozitë, shumë debat, aspak dakordim

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 1:17 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës po mban seancë ku në rend të ditës janë 11 pika. Mes tyre, ajo për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.

Anton Quni, deputet i LDK-së, gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës, foli për prokurorin e  Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Duke treguar se e njeh Isufajn nga kohërat e vështira, deputeti Quni, duke iu referuar luftës,  u bëri thirrje qytetarëve që një prokuror si ai të respektohet pavarësisht, deklaratave të zyrtarëve shtetërorë.

“Ai përkundër mandatit të tij dhe autorizimeve ligjore, u përfol dhe u etiketua si shantazhues, sabotues, tekanjoz deri te përmasat e një mostrumi anti-kombëtar”,tha  Quni.

“Jam dëshmitar se si Blerimi me uniformën e UÇK-së i doli Zot atdheut. Ishte shembull i mirë i bashkëluftëtarit. Asnjë moment trishtimi, edhe kur e shihte vdekjen me sy. Ai vazhdoi një luftë tjetër kundër kriminelëve po aq të rrezikshëm për jetën e tij në mbrojtje të rendit dhe ligjit”.

Por ndaj këtyre deklaratave, reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Nuk e kuptoj se çfarë zori duhet ta ketë një subjekt opozitar të dalë në Kuvend dhe ta ndihmojë një kandidat për kryeprokuror te shtetit”, tha ministrja Haxhiu në Kuvend.

“Cili është zori që e ka LDK-ja?”, pyeti ajo, duke shtuar se -“është e rëndësishme të jeni transparent dhe jo ta akuzoni qeverinë për procesin në të cilin ka kaluar ky kandidat”.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se gjatë kësaj kohe është rritur luksi pushtetar.

“Jemi në fillim të majit e zakonisht në qershor përgatitet rishikimi i buxhetit”, tha ai.

Ai tha se Qeveria ka kohë që ua ka hequr rrezikshmërinë Policisë së Kosovës. ”Logjika e tillë është e pakuptimtë. Deri në qershor kërkoj nga qeveria që të bëjë një plan qe buxhetin e paraparë për pagat”.

E deputetja e PDK-së,  Blerta Deliu-Kodra, foli për lirinë e mediave. Sipas saj, pushteti aktual po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbytur demokracinë.

“Për çështjen e KPM-së ka reaguar edhe sekretari i Federatës së gazetarëve”, tha Deliu-Kodra.

Sipas saj, nëse e krahasohet me rajonin, klima e të bërit gazetari në Kosovë është më e mirë, por prej vitit 2017 ka shtim të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Qeveria Kurti do të mbahet mend si qeveria më e mbyllur ndonjëherë. Kjo kapje e institucioneve e minon demokracinë”, tha ajo.

Përplasje në Kuvend për të pagjeturit

Por pika që po sjell më shumë diskutime është ajo për shqyrtimin e  parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se e ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve.

Ajo tha se kjo është bërë  me miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të martën në Bruksel, në takimin e nivelit të lartë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Më 2 maj, në Bruksel rrëfimi i tyre është rrokullisur, dhimbja e tyre është baraspeshuar, duke e lënë në ndërgjegjen e kryeministrit i cili e ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve”, tha Hoxha.

Por Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se gjatë qeverisjeve të kaluara çështja e të zhdukurve nuk është trajtuar asnjëherë me urgjencë.

“Sa i përket deklaratës për të zhdukurit me forcë. Një deklaratë është dakorduar në Bruksel edhe nga z. Hoti më 2020”, tha Bislimi.

Ai rikujtoi një deklaratë të deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili këtë çështje e pati quajtur “të ezauruar”.

Reagimi i Bislimit erdhi pasi paraprakisht, deputeti Selmanaj tha se “është fat i tmerrshëm i Kosovës që ka një nivel të tillë të përfaqësimit”.

Sipas tij, të pagjeturit janë fakte historike dhe sipas tij kanë qenë top prioritet i Qeverisë Hoti.

“Unë e kam përsëritur qindra herë, çështja e raportimit si instrument është konsumuar, kurrë në jetën time nuk kam thënë që çështja e të pagjeturve është konsumuar”, tha ai.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu kundërpërgjigj  deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha.

Haxhiu tha se PDK ka bërë përpjekje që t’i amnistojë politikisht krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë.

“Nënshkrimi i Deklaratës për të Zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar, Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të japë informacione për varrezat masive”, tha ministrja Haxhiu.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konfiskohet një sirenë e alarmit dhe 6 zmadhues zëri në Mitrovicën e Veriut

Kosova Times Kosova Times December 21, 2023
Ia mori dhunshëm telefonin, arrestohet për veprën penale “Detyrim”
Malaj: Rruga për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi është dialogu
Duke pritur banesat nga Qeveria…
Armë nga Kosova dhe Shqipëria/ Zbulohen disa prej të arrestuarve në operacionin e sotëm, mes tyre dhe djali i muzikantit të njohur (EMRAT)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?