Vrasësi masiv i cili mbrëmë vrau tetë persona dhe plagosi 13 persona ne Serbi është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.
Ai u arrestua në fshatin Vinjishtë. Siç mësojmë, ai ishte strehuar te daja i tij. Sulmuesi ka qëlluar me armë automatike mbi banorët e disa fshatrave të komunës së Mlladenovcit.
Kujtojmë se në të shtënat që ndodhën mbrëmë në Mlladenoc, në fshatin Dubonë, mbetën të vrarë tetë persona, në mesin e tyre një polic (20) dhe motra e tij dhe disa të tjerë u plagosën.