By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kolonelja nga Kosova pjesëmarrëse në kursin për lidership në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kolonelja nga Kosova pjesëmarrëse në kursin për lidership në ShBA
Lajme

Kolonelja nga Kosova pjesëmarrëse në kursin për lidership në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2023/05/06 at 4:24 PM
Kosova Times Published May 6, 2023
Share
SHARE

Kolonelja nga Policia e Kosovës pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kolonelja e Policisë së Kosovës Afërdita Mikullovci-drejtor i Drejtorisë Rajonale Policore –Mitrovicë Jug, mori pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Glynco, Georgia (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Kursi i lidershipit i mbajtur nga 24 prill deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel MIkullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonel Mikullovci ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën.

Kolonel Mikullovci theksoi se ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare. Shkëmbimi i përvojave edhe njohuritë e fituara në këtë kurs, ashtu siç mund të them është edhe motoja/mantra e kursit të “Lead by Heart- Udhëheq nga zemra ” do të thotë të vendosësh njerëzit në radhë të parë, t’i shërbesh komunitetit dhe të shërbesh me përkushtim për vendin dhe qytetarët.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara, si partner strategjik dhe i përhershëm i Policisë së Kosovës, në vazhdimësi përkrah Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve si dhe avancimin e stafit te PK-së me trajnime të avancuara në qendrat më të njohura të sigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe nga instruktor me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit”, njofton Policia e Kosovës.  /Kosovatimes/

May be an image of 7 people and text that says "$ DEPARTMENT OF HOMELAND SECURITY LEADERSHIP ACADEMY 16th Session April 24 May 4, 2023 Security Homeland SEC"

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times May 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gruaja e Navalny do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE të hënën

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Erion Veliaj duhet të dëgjohet para këshilltarëve bashkiakë!
Pranohen deklaratat me shkrim të dy dëshmitarëve në rastin `Thaçi e tjerët`
Ministria e Jashtme njoftoi gatishmërinë e Rusisë për luftë me NATO-n
Alarmi taktik i Kurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?