By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll
May 11, 2025
Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka
May 11, 2025
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
May 11, 2025
Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nju Jork Tajms mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me krimin e organizuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nju Jork Tajms mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me krimin e organizuar
Ballina 2Rajon / Botë

Nju Jork Tajms mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me krimin e organizuar

Kosova Times
Last updated: 2023/05/07 at 10:13 PM
Kosova Times Published May 7, 2023
Share
SHARE

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njohësin e hershëm të zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer të cilët thonë​ se Presidenti Vuçiç ka vënë nën kontroll gjithë levat e pushtetit në Serbi.

Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës Nju Jork Tajms, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.

“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.

“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti serb, i cili megjithatë refuzoi të komentonte për akuzat me Nju Jork Tajmsin.

Gazetari Worth thotë se ai nuk beson se zoti Vuçiç i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfrytëzuar ato për forcimin e pushtetit të tij.

“Nacionalizmi serb nxiti luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krimin e organizuar. Unë mendoj se ai është një politikan oportunist që dëshiron shumë të jetë në pushtet. Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, gazetari i Nju Jork Tajmsit, Robert F. Worth.

Profesori i Universitetit John Hopkins dhe vëzhguesi i hershëm i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer ndan të njëjtin mendim.

“Nuk ka asnjë politikan, që në rrethanat aktuale mund të ngrihet në pushtet në Beograd, pa një lloj përshtatjeje me krimin e organizuar dhe Shërbimin e tij Sekret. Kjo është mjaft e qartë. Pyetja është nëse Vuçiç është pjesë e problemit, apo pjesë e zgjidhjes. Dhe në tërësi, jam i bindur se ai është pjesë e problemit për shkak të mënyrës se si sillet. Ai ka rivendosur autokracinë në Serbi dhe ka toleruar jo vetëm bandat e futbollit, por edhe të krimit të organizuar”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Grupi i Veljko Belivukut ishte arrestuar edhe më parë, por në të gjitha rastet kishte arritur të shmangte dënimet për shkak të lidhjeve që deri në vitin 2021 dyshohej se ekzistonin mes tij dhe shtetit serb.

“Mbështetja që Belivuk dhe miqtë e tij morën nga policia dhe ministria e brendshme gjatë dekadës së fundit është dokumentuar në dëshmitë e gjykatës, përgjimet telefonike dhe fotografitë. Sugjerimi se e gjithë kjo mund të kishte ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit shkakton të qeshura në Beograd”, shkuan Nju Jork Tajms.

Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, siç njofton artikulli i Nju Jork Tajmsit, janë hedhur në një makinë për grirje mishi.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka publikuar një video në platformën “YouTube” ku thotë se përpos armëve dhe eksplozivit të grupit të Belivukut gjatë bastisjeve ka gjetur edhe makinën e mishit me ADN-në e viktimave që dyshohet se janë masakruar.

Ndërsa zoti Vuçiç, sipas artikullit të Nju Jork Tajmsit, ushtron kontroll mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike, arrestimi i grupit të Belivukut mund të jetë një nga vendimet e pakta që presidenti serb nuk e kontrolloi dot.

Provat në këtë rast erdhën nga një ekip belg i EUROPOL-it i cili pas dy vjetësh përpjekjeje arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut, një gjë që autoritetet në Serbi nuk mund ta shmangin më. Gazetari amerikan thotë se ai pret që hetimi i EUROPOL-it i cili ende vazhdon, të zbulojë lidhje kriminale ndër grupe të ndryshme etnike në Ballkan.

“Ky hetim evropian i drejtuar nga Europoli zbuloi vërtet këto rrjete kriminale në një mënyrë që nuk ishte bërë kurrë më parë. Ata ende po i hetojnë mesazhet që i deshifruan. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende. Një gjë që vlen të përmendet është se këto dallavere kriminale e tejkalojnë shpesh politikën. Njerëzit mund të jenë në anë të ndryshme etnike, por kur bëhet fjalë për para, ata do të bashkëpunojnë. Unë mendoj se ne do të zbulojmë më shumë me kalimin e kohës për mënyrën se si funksionojnë këto rrjete kriminale”, thotë gazetari Worth.

Artikulli i tij thotë se deri më tani shumica e të dhënave nga Ballkani kishin të bënin me grupin serb.

Artikulli i Nju Jork Tajmsit disa herë përmend edhe rrezikun që presidenti serb mund të nxisë një luftë me qëllim krijimin e Botës Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit të gjitha territoreve ku jetojnë serbët. Kjo nënkupton edhe dërgimin e ushtrisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas Nju Jork Tajmsit, ky shqetësim mban zgjuar natën diplomatët evropianë. Sidoqoftë, evropianët, krahas zyrtarëve amerikanë, sipas analistit, Daniel Serwer, vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.

“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Gazetari amerikan Robert F. Worth thotë se ka serbë që mendojnë se situata në përgjithësi është edhe më keq se sa në kohën e Slobodan Milosheviçit.

“Disa serbë më ka thënë që në disa forma situata është më keq se si ishte në kohën e Millosheviçit. Drejtësia është më e politizuar se sa ishte në atë kohë. Nuk ka luftë civile të përgjakshme më dhe kjo është një gjë e mirë, por Serbia tani është një vend ku policia, në disa nivele dhe në kohëra të ndryshme ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale”, thotë zoti Worth.

Gazetari thotë se ai nuk është ndaluar asnjëherë sa ishte në Serbi, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që të jetë përgjuar pa e kuptuar.

“Nuk e kam përmendur këtë në artikull, por kam patur një takim me një ish funksionar të lartë të policisë serbe, i cili donte të më jepte disa informacione, por ishte shumë i frikësuar për pasojat. U takuam në një kafeteri dhe brenda pak minutash ai tha se po na vëzhgojnë dhe nuk jemi të sigurt. Bëra përpjekje ta kontaktoja sërish dhe t’i ofroja siguri që të fliste, për të më treguar ato që kishte për të thënë, por ai vendosi të mos fliste më”.

Të njëjtën ndjenjë përgjimi, tregon gazetari, pati edhe ish presidenti Boris Tadiç i cili në një takim me të, iu afrua pranë duke i pëshpëritur “disa miq të Belivukut mund të jenë ulur pranë nesh”.

You Might Also Like

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij

Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë

Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë

Kosova Times May 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Katër gjëra që mund të ndodhin në samitin e NATO-s në Vilnius, Kosova jashtë agjendës

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Mustafa nga Këshilli Gjyqësor: Nuk e di nga doli se besimi në gjyqësor është 2%, besimi në gjyqësor është mbi 25%
Ish kundërzbuluesi britanik: Ja çfarë fshihet pas shkarkimit të papritur të Shoigut nga Putin…
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Tre të vrarë në Odesa nga një sulm rus me raketa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?