By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor
Rajon / Botë

Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor

Kosova Times
Last updated: 2023/05/07 at 10:22 PM
Kosova Times Published May 7, 2023
Share
SHARE

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi, mbetën të vrarë 17 persona, ministria e Brendshme e vendit u kërkoi të dielën qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg.

Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Brendshme të Serbisë. Ata që nuk e respektojnë urdhrin do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vite burgim, paralajmëruan zyrtarët e qeverisë serbe.

Gjatë fundjavës u mbajtën funeralet për viktimat e sulmit në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe atij në një zonë rurale në jug të kryeqytetit serb të enjten mbrëma. Sulmet, në të cilat u plagosën edhe 21 persona, kanë shkaktuar panik dhe ankth në vendin ballkanik.

Serbia është e mbushur me armë dhe kryeson listën e vendeve evropiane me numrin më madh të armëve të regjistruara për banor dhe është e njohur për situatat e krizës pas luftërave të viteve 1990 që shkaktuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në vitin 2013, një veteran i luftës vrau 13 persona. Autori i sulmit në shkollën e Beogradit është një nxënës 13-vjeçar, i cili vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje shkolle.

Një ditë më vonë, një 20-vjeçar qëlloi në drejtim të njerëzve në dy fshatra të Serbisë qendrore, duke vrarë tetë persona. Autoritetet i kanë arrestuar autorët e të dyja sulmeve.

Pas incidenteve, autoritetet premtuan se do të ashpërsonin masat ndaj armëve dhe do të rrisnin sigurinë në shkolla dhe në të gjithë vendin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të shkojnë në rajonin më të afërt të policisë dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente të duhura”, tha zyrtarja e policisë Jelena Lakiçeviq.

Zonja Lakiçeviç tha se dorëzimi vullnetar vlen për të gjitha armët e zjarrit, pajisjet shpërthyese, pjesët e armëve dhe municionet që njerëzit i mbajnë në mënyrë të paligjshme në shtëpitë e tyre.

Serbia nuk është përballur plotësisht me rolin e saj në luftërat e viteve 1990, kriminelët e luftës konsiderohen kryesisht si heronj dhe grupet minoritare vazhdimisht përballen me ngacmime dhe ndonjëherë edhe dhunë fizike.

You Might Also Like

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Me këtë metodë të thjeshtë, pula e skuqur do të jetë lëngshme dhe krokante

Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

Kosova Times May 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump ka një armë të fuqishme sanksionesh kundër Putinit – çfarë është ajo?

Kosova Times Kosova Times August 16, 2025
Gërvalla paralajmëron ndikimin e Venezuelës në Ballkan, përmes miqve rusë
ShBA-ja goditet nga një stuhi e fuqishme dimërore
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Qeveria: E arrestuara për spiunazh pa qasje në informacione konfidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?