By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Kungull i mbushur: 6 receta mbresëlënëse për tryezën festive
December 10, 2025
Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Treguesit e dhunës në familje në rritje në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Treguesit e dhunës në familje në rritje në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Treguesit e dhunës në familje në rritje në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/07 at 10:30 PM
Kosova Times Published May 7, 2023
Share
SHARE

Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit pas viti në Shqipëri duke e bërë këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese për shoqërinë dhe autoritetet, si vendore dhe kombëtare.

Sipas statistikave të krimeve dhe drejtësisë penale në Shqipëri në vitin 2022 u shënuan rreth 1880 raste të dhunës në familje me mbi dy mijë autorë të kësaj vepre penale.

Në Qarkun e Gjirokastrës autoritetet gjyqësore po u kërkojnë qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve të dhunës ndërsa strukturat vendore po bëjnë përpjekje të rrisin shërbimet ndaj viktimave të dhunës.

Pak ditë më parë në një takim me gazetarët dhe struktura vendore të mbrojtjes sociale nënkryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Suelda Dashi solli në vëmendje se pothuajse të gjitha rastet e dhunës në familje paraqiteshin në gjykatë nga komisariatet e policisë.

Zonja Dashi tha se vetë qytetarët mund të bënin padi për rastet e dhunës direkt në gjykatë për të pasur veprime të menjëhershme.

“Jo çdo gjë mund të vijë nga komisariati. Vetë qytetarët duhet të edukohen që t`i drejtohen vetë gjykatës me kërkesë-padi. Sepse mund të ndodhë që për shkak të burokracive komisariatet mund të vonojnë me ditë apo me orë dërgimin e denoncimeve, por në raste e dhunës në familje kjo kohë mund të jetë fatale. Mjafton që qytetarët të drejtohen në kryesekretarinë e gjykatës dhe të paraqesin një kërkesë padi në formë shkresore dhe pastaj është gjykata ajo që investohet e tëra në marrjen në shqyrtim të rasteve.”

Zonja Dashi tha se gjatë vitit 2022 Gjykata e Gjirokastrës dha 70 urdhra mbrojtjeje për raste të denoncimit të dhunës ndërkohë që në vitin 2021 u dhanë 20 urdhra mbrojtje për dhunën ndaj grave dhe të miturve.

Sipas statistikave të krimeve dhe drejtësisë penale në Shqipëri rastet e dhunës në familje janë rritur vit pas viti. Në vitin 2022 u shënuan 1887 raste të dhunës në familje nga 1631 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 1374 në vitin 2018.

Edhe numri i autorëve për këto vepra penale ka ardhur në rritje. Sipas statikeve zyrtare në vitin 2022 në Shqipëri për dhunën në familje janë 2003 autorë nga 1733 që ishin në vitin 2021 dhe 1459 që ishin në vitin 2018.

Rastet e dhunës në të shumtën e herës denoncohen me vështirësi, thotë Loreta Mamani, përfaqësuese e Urdhrit të Psikologut në Gjirokastër.

“Vihet re që dhuna nuk denoncohet menjëherë në rastet e para. Por ajo zgjat sepse ndodh brenda katër mureve të familjes. Të miturit, nëna, kanë gjithmonë shpresë se babai që i dhunon do rregullohet, do të përmirësohet gjendja, por kur kalon shumë kohë që personi e vazhdon këtë dhunë bëjnë denoncimin ne polici.

Bashkitë kanë krijur struktura të posaçme për këto kategori dhe në Gjirokastër funksionon edhe një qendër e trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Erjona Shkrepa, psikologe pranë kësaj qendre flet për shërbimet që afrohen:

“Qendra ofron shërbim psikologjik, këshillim dhe mbështetje psiko-sociale, ne ofrojmë akomodim 72 orë për rastet e dhunës, mbështetje me ndihmë ekonomike me një paketë prej 9800 mijë lekë , i mbështesim fëmijët e të dhunuarave me kopshte dhe çerdhe falas si dhe ofrojmë shërbim juridik falas për rastet që paraqiten në qendër.

Zonja Shkrepa thotë se rastet më të shumta të denoncimit të dhunës vijnë nga zonat urbane dhe nga familje me nivel të ulët ekonomik.

“Rastet që paraqiten vijnë nga familjet me ekonomi të ulët. Ndoshta ndikon shkollimi i ulët, ekonomia, janë shumë faktorë që ndikojnë në dhunën në familje.”

Në Shqipëri fenomeni i dhunës, sidomos ndaj grave, vajzave dhe të miturve mbetet një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë jo vetëm prej treguesve në rritje, por edhe thellimit të varfërisë, sidomos në zonat rurale.

You Might Also Like

Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”

Në 7 klinika në Greqi, spermatozoidet e donatorëve me “gjenin e kancerit” u zbuluan te 3 fëmijë në një familje

VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s

Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë

Kreu i Dumës Ruse u mor me një lajm nga një portal satirik kroat, ia ritregoi tekstin Putinit

Kosova Times May 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Begaj pret në takim luftëtarët e parë të UÇK-së: Shqipëria do të jetë gjith

Kosova Times Kosova Times August 28, 2025
Kurti për Reuters: Lutjet ndaj Serbisë nga Perëndimi duhet të marrin fund
Von Cramon: Zgjedhjet në veri në përputhje me ligjet e Kosovës
Një sukses i pabesueshëm: Kanali i Suezit , gjatë ndërtimit të të cilit vdiqën rreth 125 mijë njerëz
Supremja: Qytetarëve iu faturua kundërligjshëm rryma e shpenzuar në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?