Si pasoje e perleshjes sedisapersonave një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar. Sipas nje njoftimi te policise së Rajonit te Prizrenit, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Prizren më 07.05.2023, në ora 01:16, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.