By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Serbia po kërkon me ngulm “Republika Srpska” brenda Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Serbia po kërkon me ngulm “Republika Srpska” brenda Kosovës
Ballina 1Lajme

Konjufca: Serbia po kërkon me ngulm “Republika Srpska” brenda Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 7:05 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se marrëveshja e Ohrit e ka në vete njohjen de fakto të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Këtë deklaratë Konjufca e bëri në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin i Kuvendit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Sipas tij, shteti serb assesi nuk po e pranon këtë gjë, teksa tha se qëllimshëm po e keqlexon marrëveshjen.

Konjufca tha se Serbia po tenton me ngulm ta formojë një “Republika Srpska”, brenda territorit të Kosovës, e që sipas tij, kjo është e papranueshme.

“Jam i bindur, kemi argumente të fuqishme dhe është e shkruar e zeza në të bardhë, që kjo marrëveshja i ka dy shtylla. Shtylla e parë e kësaj marrëveshjeje për këdo që e ka lexuar është njohja de fakto e Serbisë për Kosovën. Kjo është shtylla substanciale e marrëveshjes, dhe të sillesh si Serbia ta hedhësh poshtë këtë shtyllë substanciale dhe të thuash që nuk vlen kjo pjesë dhe ta kërkojnë me ngulm një Republikë Srbska brenda Kosovës, kjo është mënyrë fort e gabueshme dhe e papranueshme e leximit të marrëveshjes, të cilën e ka pranuar palët”, ka thënë ai.

Konjufca tha se këto shqetësime ia ka shprehur edhe homologut të tij nga Austria, Sobotka.

“Ia ngrita shqetësimet kryetarit Sobotka, për sjelljen e papranueshme të shtetit serb, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Kosova me vullnet të mirë e pranoi marrëveshjen e Ohrit, por ne jemi dëshmitarë se si Serbia, e lexon krejtësisht në mënyrë të kundërt marrëveshjen që e ka pranuar prej asaj se qysh e lexon Kosova”, ka thënë ai.

Konjufca e përmendi edhe bojkotin e zgjedhjeve nga Lista Serbe, vendim i cili sipas Konjufcës, erdhi me urdhër të shtetit serb.

“Serbia duke i bërë thirrje Listës Serbe të mos regjistrohet në zgjedhjet lokale dhe të mos marrë pjesë në institucionet e Kosovës dhe në proceset demokratike, besoj që nuk i kontribuon fare stabilitetit në rajon, por shkakton nxitje dhe destabilizim të situatës”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia pritet të nënshkruajë marrëveshje të sigurisë me Ukrainën para samitit të NATO-s

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova një potencial turistik
Haradinaj: Kurti e Vuçiq nuk mund t’i ikin përgjegjësisë që qoi në rrëmbimin e policëve
PSG e nis furishëm, deklason Le Havre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?