By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja përgatitet për sanksione të reja kundër Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > BE-ja përgatitet për sanksione të reja kundër Rusisë
Ballina 2Gjeopolitikë

BE-ja përgatitet për sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 7:30 PM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Rikard JOZWIAK

Komisioni Evropian u dërgoi në fundjavë vendeve anëtare të BE-së propozimin e tij të fundit për sanksione kundër Rusisë.

Paketa, e 11-ta prej se Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, do të shqyrtohet nga 27 ambasadorët e BE-së, më 10 maj, në Bruksel.

Është e pamundur të thuhet se sa kohë do të duhet që ata të pajtohen, por supozohet se masat do të miratohen në gjysmën e dytë të majit, që, sipas standardeve të BE-së, është shumë shpejt.

Arsyet për këtë janë dy: së pari, ambasadorët janë informuar tashmë nga Komisioni Evropian për përmbajtjen e paketës dhe shumica – nëse jo të gjitha shtetet anëtare – janë pajtuar me sugjerimet e paraqitura.

Arsyeja e dytë përse këto sanksione mund të miratohen me lehtësi relative në javët e ardhshme, është se ato janë të dobëta. Në shumë mënyra, ato ndjekin të njëjtat modele sikurse pesë paketat e fundit kundër Rusisë, për të cilat Brukseli është pajtuar që nga vera e kaluar.

Ato nuk e dëmtojnë realisht ekonominë ruse. Me fjalë të tjera, BE-ja nuk e prek gazin rus, as importet e saj të mbetura, as industrinë bërthamore të Rusisë, as tregtinë e saj të diamanteve me BE-në.

Situata është kështu kryesisht për faktin se disa vende, të kryesuara nga Hungaria, e kanë bërë të qartë se nuk do të bien dakord për asnjë sanksion të ri energjetik. Ky është një pozicion që do të mbetet i pandryshueshëm për aq kohë sa çmimet e energjisë mbeten të larta dhe rrezikojnë të rriten sërish në vjeshtë dhe dimër.

Risia në këtë paketë të propozuar sanksionesh është se, në fakt, ekzistojnë dispozita që shënjestrojnë energjinë ruse.

Propozimi thotë se përjashtimi i përkohshëm që i është dhënë Gjermanisë dhe Polonisë për furnizim me naftë bruto nga Rusia, përmes seksionit verior të naftësjellësit Druzhba, duhet të marrë fund.

Berlini dhe Varshava e pranojnë këtë, pasi mendojnë se mund t’ia dalin të sigurojnë naftë nga burime të tjera. Por, mos prisni që Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore pa dalje në det, të pajtohen me ndalimin e naftës ruse që vjen nga rrjeti jugor i tubacionit Druzhba.

Lajmi kryesor nga kjo paketë është se Brukseli po propozon t’i ndjekë vendet e treta, që me vetëdije po i anashkalojnë sanksionet e BE-së.

Kjo, me fjalë të tjera, është një përpjekje e BE-së që të nisë me të ashtuquajturat “sanksione sekondare”, që ShBA-ja po i përdor me efikasitet tash e sa kohë.

Por, shtrohet pyetja se kur do të jetë e mundshme kjo masë? Në projekt-rregulloren që ka parë Radio Evropa e Lirë, janë disa hapa që duhet t’i ndërmarrë Brukseli përpara se ta shqiptojë ndonjë dënim.

Teksti thotë se “për të adresuar anashkalimin e masave kufizuese të BE-së përmes juridiksioneve të vendeve të treta, BE-ja duhet t’i përqendrojë përpjekjet e saj në forcimin e bashkëpunimit dypalësh përmes angazhimit diplomatik dhe ofrimit të asistencës teknike për vendet e treta në fjalë”.

Aty thuhet, po ashtu, se “përpara se të përfshijë një vend të tretë në listën e vendeve të prekura nga kjo masë, BE-ja duhet ta informojë dhe të kërkojë pikëpamjet e Qeverisë së atij vendi”.

E gjitha kjo do të thotë se BE-ja do të marrë në fillim një qasje të butë dhe se aneksi i përgatitur tashmë i vendeve të shënjestruara, do të mbetet bosh edhe për ca kohë.

Ndoshta aspekti më i mprehtë i kësaj pakete do të jetë sanksionimi i tetë kompanive ushtarake kineze, për të cilat blloku vlerëson se e kanë ndihmuar makinën luftarake të Kremlinit.

Edhe pse këto kompani nuk janë shumë të mëdha, disa shtete anëtare të BE-së mund të hezitojnë të bien dakord, pasi ende nuk duan ta zemërojnë Kinën.

Pjesa tjetër e propozimeve ka të bëjë me shtrëngimin e vidhave. Ndalimet e eksportit nga BE-ja në Rusi tashmë përfshijnë mijëra artikuj dhe tani do të shtohen edhe më shumë.

Të gjitha shitjet e të drejtave të pronësisë intelektuale do të ndalohen, edhe pse shumica e transferimeve të tilla tashmë janë ndaluar. Mediumit rus, RT Balkans, do t’i pezullohet licenca e transmetimit në BE, ashtu siç ka ndodhur tashmë me kanale të tjera të RT-së.

Kamionët e regjistruar në Rusi, që transportojnë mallra në BE, do të ndalohen ta bëjnë këtë dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për importin e produkteve të çelikut nga vendet e treta, nëse ai përmban komponentë nga Rusia.

Megjithëse jo të parëndësishme, këto masa vështirë se do ta bëjnë Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve. /rel/

Shënim: Opinionet e shprehura në këtë artikull pasqyrojnë qëndrimet e autorit.

You Might Also Like

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Çfarë po ndodh me Planin e Ri të Mbrojtjes të NATO-s?

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Kurti: Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Blloku opozitar duhet të arrij marrëveshje për formimin e Qeverisë duke i dhënë LDK-së postin e Kryeministrit

Kosova Times Kosova Times March 28, 2025
LDK: Qeveria ka rritur deficitin tregtar
Hoti: Sot festojmë 114-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës
Kurti në takim me ambasadorin Gudjev: Kemi avancuar marrëdhëniet dypalëshe
Ndalohet edhe një person, dyshohet për krime lufte në komunën e Malishevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?