By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave
January 23, 2026
Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?
January 23, 2026
Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi
January 23, 2026
Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve
January 23, 2026
Drejtori i CIA-s bën vizitë sekrete në Poloni
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”
Ballina 2Teknologji

Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 8:49 AM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë Apple, Steve Wozniak, paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund t’i bëjë mashtrimet dhe dezinformatat vështirë të dallueshme.

Duke folur në një intervistë për BBC-në, ai tha se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “aktorë të këqij”.

“Inteligjenca artificiale është aq inteligjente dhe e hapur për aktorë të këqij – për ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë”, tha Wozniak.

Ai tha se nuk beson se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit, sepse i mungojnë emocionet, por paralajmëroi se ajo do t’i bëjë “aktorët e këqij” edhe më bindës, sepse, siç tha, programet si ChatGPT mund të krijojnë tekste që “tingëllojnë aq inteligjente”.

Wozniak shtoi se përmbajtja e inteligjencës artificiale duhet të etiketohet qartë.

Sipas tij, përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe më pas të postuar në publik, duhet t’u mbetet atyre që e publikojnë.

Wozniak bashkë me Steve Jobs kanë themeluar kompaninë Apple dhe kanë shpikur kompjuterin e parë Apple.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim shefat e disa kompanive të teknologjisë, për t’i këshilluar ata që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale.

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së voni, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.

Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.

You Might Also Like

Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Daku: Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
Gjobat e para kundër duhanit në lokalet nëpër institucionet
Kurti priti në takim Ambasadorin e Portugalisë, vazhdon mbështetja në fushën e sigurisë në kuadër të KFOR-it
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
Ekspertiza si mjet për zgjatjen e proceseve gjyqësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?