By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radman: Modeli kroat ndoshta mund të shërbejë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Radman: Modeli kroat ndoshta mund të shërbejë në Kosovë
Ballina 1Lajme

Radman: Modeli kroat ndoshta mund të shërbejë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 1:25 PM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman. Pas takimit bilateral të dy homologët kanë mbajtur konferencën e përbashkët për media.

Në këtë konferencë krydiplomati kroat është pyetur edhe për modelin kroat të Anotacionit për minoritetin serb i cili është propozuar nga Kosova.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, tha se ky model është promovuar përmes Kushtetutës së Kroacisë, për pakicat dhe ndoshta mund të shërbej si model edhe në Kosovë.

“Ky model ka rezultuar me sukses tek ne, ka modele të shumta që mund të shfrytëzohen, mirëpo sa i përket integrimit të mëtejmë të serbeve të Kosovës, këtë punë e ka në dorë Kosova, dhe ne ia lëmë këtë punë Kosovës e dialogut. Gjithsesi presim që Kosova të ketë stabilitet që vazhdueshëm”, tha ai.

Gërvalla: Ajo çka ndodhë në Bosnjë e Hercegovinë nuk mund të ndodhë kurrë në Kosovë

Ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në vazhdimësi në dialog na u janë prezantuar disa modele se si mund të rregullohen të drejtat e pakicave.

“Në ju japim shumë më shumë të drejta pakicave, nga se ofrojnë modelet e prezantuara. Ne i kemi pa modelet, për ne nuk vijnë në shprehje sepse shkelin vijat e kuqe te Kosovës. Ajo çka ndodhë në Bosnjë e Hercegovinë nuk mund të ndodhë kurrë në Kosovë. Gjithçka në Kosovë do të bëhet ashtu siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës, jemi në proces të negociatave, asgjë nuk ndodhë shpejtë, ne kemi dhanë fjalën tonë dhe mbajmë fjalën tonë, presim qe BE të jetë vigjilente për të kërkuar seriozitet nga Serbia, për vendimet qe ata janë zotuar t’i zbatojnë e shpesh bëjnë sikur kane harruar ose nuk e dinë se çfarë kanë dialoguar e për çfarë janë pajtuar”, tha ajo.

Kryediplomati kroat: Kosova ka mbështetjen e Kroacisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman. Pas takimit bilateral të dy homologët kanë mbajtur konferencën e përbashkët për media.

Gërvalla, ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen ndaj Kosovës, në të gjitha fushat duke veçuar edhe liberalizimin e vizave, për Këshillin Evropës dhe paqen në rajonin tonë. Sipas saj bashkëpunimi me Kroacinë është në shumë fusha, duke përmendur edhe Forumin Ekonomik.

“Kjo datë është shumë e rëndësishme për Kroacinë. Do të shënojmë ceremoninë e shënimit të 720 vjetorit të përmendjes së parë me shkrim të këtij qyteti të vogël të banuar me kroatë”, tha ajo.

Sipas saj komuniteti kroat në Kosovë dhe ai kosovar në Kroaci, janë ura lidhëse mes dy vendeve.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, është se është kënaqësi t’ju uroj ditën e Evropës, edhe ne e festojmë gjithashtu.

“Janjeva është diaspora me e vjetër kroate. Sot kemi përmendur gjithashtu rëndësinë e përkrahjes, respektimin e të drejtave, sigurinë e pronës, ashtu siç i gëzojnë këto të drejta kosovarët në Kroaci. Kroacia e Kosova janë dy shtete mike, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Kjo vizite do të shërbej ne forcimin e bashkëpunimit tonë, sidomos në ekonomi”, tha ai.

Sipas tij Kosova e ka mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në BE, dhe përshëndesim vendimin për liberalizimin e Kosovës, dhe vendimin e ministrave për ta quar përpara në agjendë për pranim ne Këshillin e Evropës, Kosovën.

“Avancimi i raporteve më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm, ne presim hapa përpara, dhe presim qe Kosova të jete stabile. Përshëndesim marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne qe 30 vite kërkojmë më shumë se 3000 persona të zhdukur”, tha ai.

Gërvalla pret në takim kryediplomatin e Kroacisë

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka filluar vizitën në Kosovë. Ai sot është pritur në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gordan Grlic Radman të marrë pjesë sot në Janjevë në ceremoninë e shënimit të 720 vjetorit të përmendjes së parë me shkrim të këtij qyteti të vogël të banuar me kroatë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai do të vizitojë edhe pjesëtarët e kontingjentit kroat në operacionin e KFOR-it të NATO-s.

Kryediplomati i Kroacisë viziton Kosovën, sot takohet me Gërvallën e Kurtin

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë do ta presë në takim, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.Pas takimit do të ketë konferencë për media.Pos Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 16:15.

Gordan Grliq Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë.

Ai është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Dogana parandalon futjen e 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Shuhet legjenda e futbollit gjerman
Koreja e Jugut nuk e përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë
Ekspertët zbulojnë se çfarë është më e dëmshme për zorrët: A janë më të shëndetshëm ata që pinë birrën apo ata që duan verë?
Escobar: I shqetësuar që shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?