By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrushi në ushqim: Nga sallatat freskuese te gjellët
September 4, 2025
Dreka në 20 minuta: Recetë për një makarona kaq të shijshme dhe kremoze me tre lloje djathrash
September 4, 2025
Ryanair prezanton çantën më të madhe të dorës falas – rregulla të reja nga muaji i ardhshëm
September 4, 2025
Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë
September 4, 2025
Macron: “Ministrat e mbrojtjes të aleatëve ranë dakord për garancitë për Ukrainën”
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von Cramon i propozon PE-së të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von Cramon i propozon PE-së të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në KiE
Ballina 1Lajme

Von Cramon i propozon PE-së të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në KiE

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 1:38 PM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group
SHARE

Sot në Parlamentin Europian do të diskutohet për raportin e Komisionit Europian për Kosovën të vitit të kaluar. Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, do ta paraqesë këtë rezolutë. Përveç rezolutës për Kosovën, në seancën e sotme plenare në Strasburg do të diskutohet edhe për Serbinë.

Votimi për këto rezoluta pritet të bëhet të mërkurën.

Në raportin që do të paraqesë Cramon, të publikuar në faqen e BE-së, thuhet se ajo do të kërkojë që PE të miratojë edhe një paragraf ku i kërkohet Serbisë që të heqë votën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, duke theksuar që kjo bie ndesh me Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpreh keqardhje që Kosova është aktualisht e vetmja demokraci europiane që nuk është ende anëtare e Këshillit të Europës; i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për të izoluar vendin fqinj Kosovën nga skena ndërkombëtare duke bërë fushatë kundër njohjes së saj ose duke e përjashtuar vendin nga organizatat ndërkombëtare; i bën thirrje Serbisë të heqë votën e saj bllokuese që e ndalon Kosovën të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjë që përndryshe do të binte ndesh me Marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve; vë në pah se serbët e Kosovës do të përfitonin nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, pasi kjo do t’u lejonte serbëve të Kosovës të paraqesin ankesa për të drejtat e njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet mes tjerash në këtë raport që do të prezantojë Cramon.

Po ashtu, mirëpritet edhe aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian.

“Mirëpret deklaratat mbështetëse për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE nga përfaqësuesit qeveritarë nga Austria, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Italia, Lituania, Holanda dhe Suedia”.

Në këtë raport i bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran, Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë, ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe kështu ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën e saj europiane në baza të barabarta me vendet kandidate.

Ndërkaq, Serbisë pritet t’i kërkohet që t’i përshtatë qëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të BE-së, përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Të dyja vendeve i kërkohet që t’i zbatojnë obligimet e marra nga marrëveshjet e arritura dhe se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve do të arrihet përmes njohjes së ndërsjellë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sekuestrohet një armë në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasje

Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë

IPK arreston një polic të njësisë spciale

Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur

Aksident trafiku në Prishtinë, katër persona të lënduar

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Operacioni i madh nga Europoli, policia austriake dhe çeke, arrestohen biznesmenë

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Presidentja e Zvicres:Lidhjet mes shteteve tona do thellohen edhe më shumë
Raportohet për shpërthime në Zubin Potok
Haxhiu: Letonia partnere e fuqishme e Kosovës
Haradinaj për Adrian Krasniqin: Rënia e tij u shndërrua në burim frymëzimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?