By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrushi në ushqim: Nga sallatat freskuese te gjellët
September 4, 2025
Dreka në 20 minuta: Recetë për një makarona kaq të shijshme dhe kremoze me tre lloje djathrash
September 4, 2025
Ryanair prezanton çantën më të madhe të dorës falas – rregulla të reja nga muaji i ardhshëm
September 4, 2025
Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë
September 4, 2025
Macron: “Ministrat e mbrojtjes të aleatëve ranë dakord për garancitë për Ukrainën”
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Gjenocidi ndaj romëve e sintëve shpeshherë është lënë në harresë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Gjenocidi ndaj romëve e sintëve shpeshherë është lënë në harresë
Lajme

Kurti: Gjenocidi ndaj romëve e sintëve shpeshherë është lënë në harresë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 7:50 PM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

“Never forget: Kurrë mos e harro” dhe “Never again” apo “Kurrë më”, janë udhëzimet për ta kujtuar gjithmonë Holokaustin, që për rastin e romëve dhe sintëve kanë një domethënie të veçantë sepse, gjenocidi ndaj tyre është lënë shpeshherë në harresë dhe ata vazhdojnë të përballen me diskriminim të hapur në Evropën e sotme, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e ekspozitës për Holokaustin kundër romëve dhe sintëve, që u bë sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ai i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta vizitojnë këtë ekspozitë shumë me vlerë dhe shumë me rëndësi, për një histori gati të harruar të Holokaustit.  

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj, Ambasador Joern Rohde, i Gjermanisë,

Ambasador Tomas Szunyog, Shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,

Zëvendës ambasador Ferrero i Italisë,

I nderuar Drejtor Ekzekutiv i Zërit të Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, z. Isak Skenderi,

I nderuari deputet Galushi,

I nderuari zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elshani,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Të nderuar të pranishëm,

Never forget: Kurrë mos e harro. Ky udhëzim për të kujtuar gjithmonë Holokaustin, ka një domethënie të veçantë në rastin e romëve dhe sintëve. Sepse, gjenocidi ndaj tyre është lënë shpeshherë në harresë, kaq shumë saqë historianët i njohin ata si “viktimat e harruara të Holokaustit”. Prandaj, kjo ekspozitë, që po hapet sot në Prishtinë, ka një rëndësi përtej kufijve të Kosovës. Ajo është pjesë e përpjekjeve të reja në mbarë botën për të dokumentuar me hollësi gjenocidin ndaj romëve dhe sintëve — që të mos harrohet kurrë.

Për sa i përket numrit të saktë të viktimave romë dhe sintë në Holokaust, shifrat e historianëve dallojnë. Por, të gjithë pajtohen se pasojat e Holokaustit për popullatën e tyre, kanë qenë shkatërruese: Nazistët me bashkëpunëtorët e tyre eliminuan më shumë se gjysmën e popullatës rome dhe sinti në Evropë. Mes këtyre viktimave ishin mijëra persona të vrarë brenda një nate të vetme, me 2 gusht të vitit 1944, në kampin e përqendrimit “Auschwitz-Birkenau”.

Megjithatë, romët dhe sintët e asaj periudhe të errët, nuk ishin vetëm viktima të projektit gjenocidal të Hitlerit; ata ishin edhe shembuj frymëzues të rezistencës ndaj këtij projekti. Javën tjetër, më 16 maj, do të shënohet Dita e Rezistencës Rome. Me këtë datë para 79 vjetësh, në vitin 1944, mbi 600 të burgosur romë dhe sintë, të armatosur vetëm me çekiç, kazma dhe me lopata, organizuan një kryengritje të guximshme kundër rojtarëve të Auschwitz-Birkenau. Fatkeqësisht, ishte vetëm çështje kohe derisa rojtarët morën përsëri kontroll mbi kampin. Por, për shkak të rezistencës së organizuar të 600 heronjve dhe heroinave, nazistët nuk arritën atë ditë të dërgojnë as edhe një romë apo sint në dhomat e gazit. Siç ka thënë më vonë një i mbijetuar i Holokaustit, “16 maj është një kujtesë se nuk ka asnjë fuqi shkatërruese që s’mund të kundërshtohet”.

Përveç “never forget”, ka edhe një udhëzim tjetër që përmendet shpesh në lidhje me Holokaustin: “Never again” apo “Kurrë më”. Edhe ky udhëzim ka një domethënie të veçantë në rastin e romëve dhe sintëve. Sepse, ata vazhdojnë të përballen me diskriminim të hapur në Evropën e sotme. Në fakt, diskriminimi ndaj fëmijëve romë në shkolla fillore, ka qenë objekt shqyrtimi në disa prej rasteve më të rëndësishme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e barazisë para ligjit. Këto raste tregojnë se sa i përhapur është diskriminimi dhe mospërfshirja shoqërore e këtyre komuniteteve, edhe më shumë se gjysmë shekulli pas përfundimit të Holokaustit.

Mund të na duket neve se ka shumë pak gjasa që të ndodhë përsëri një gjenocid ndaj romëve dhe sintëve në Evropë. Mirëpo, për të siguruar që të mos ndodhë më kurrë, çdo shoqëri evropiane duhet të dyfishojë përpjekjet e veta për ta luftuar diskriminimin ndaj romëve dhe sintëve, si dhe për të gjetur mënyra për t’i bërë ata pjesë në jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe politike, si qytetarë të lirë dhe të barabartë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë disa hapa konkretë në këtë drejtim, përkatësisht për komunitetet romë, egjiptian dhe ashkali. Njëjtë si çdo komunitet në vendin tonë, konsiderojmë se ata janë të Kosovës dhe se Kosova është, po ashtu, edhe e atyre. Mes iniciativave të ndryshme, kemi ndarë 500 bursa në vlerë prej 300 mijë euro për nxënës të shkollave të mesme këtyre komuniteteve. Kemi dhënë edhe 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike. Ndërkaq, kemi rekrutuar 100 praktikantë për 6 muaj praktikë në institucione publike, me prioritet për rininë e komuniteteve jo shumicë. Dhe, bashkë me Zërin e Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe partnerët e tjerë, kemi lansuar për herë të parë një platformë kombëtare ku mund të denoncohen rastet e diskriminimit.

Ekspozita e cila po hapet sot, është shembulli i radhës i këtij bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile. Uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me iniciativa e me programe të tjera të reja. Por deri atëherë, i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta vizitojnë këtë ekspozitë shumë me vlerë dhe shumë me rëndësi, për një histori gati të harruar të Holokaustit.

Ju falemnderit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sekuestrohet një armë në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasje

Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë

IPK arreston një polic të njësisë spciale

Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur

Aksident trafiku në Prishtinë, katër persona të lënduar

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Kosova Times Kosova Times June 29, 2025
Pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit, reagon Policia: Jozefin Marku do procedohet në gjendje të lirë
Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve
Sveçla viziton stacionet policore në veri: Të gjithë pjesëtarët e policisë janë duke i përmbushur me përkushtim detyrat zyrtare
Mbappe tregon se do të largohet nga PSG në fund të sezonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?