By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkupi synon rritjen e sigurisë në shkolla
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkupi synon rritjen e sigurisë në shkolla
Rajon / Botë

Shkupi synon rritjen e sigurisë në shkolla

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 6:35 PM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

Psikologët në Maqedoninë e Veriut thonë se pamjet e dhunshme që shfaqen në rrjetet sociale, mbeten burim i sjelljes agresive. Më e keqja, ato bëhen model për grup-moshat më të reja, që për shkak të moshës, nuk janë në gjendje të ndajnë realen nga jorealja, e aq më pak të jenë në gjendje t’i vlerësojnë pasojat nga sjelljet e tilla.

Këto reagime pasojnë njoftimin e së martës se në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut është denoncuar një nxënëse, e cila kishte hartuar një listë me personat që i kishte shenjestëruar si “viktima të mundshme”.

Përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale ul ndjeshmërinë te të rinjtë

Tiana Ivanovska, psikologe, thotë se përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale ka bërë që në masë të theksuar të humbet ndjeshmëria te fëmijët, por edhe vetë prindërit.

Ajo thekson se së fundmi edhe prindërit në vend të debateve me fëmijët, komunikimin e zhvillojnë përmes mjeteve elektronike pavarësisht se mund të jenë madje edhe në të njëjtin ambient. Kjo, thotë Ivanovska, bën që të rritet një gjeneratë e cila nuk e ka të zhvilluar empatinë, përkatësisht humbet aftësinë për të kuptuar apo bashkëndier gjërat që përjetojnë me miqtë e tyre.

“Duhet përpjekur që të vendosim më shumë vlera pozitive gjatë komunikimit, e para prind-fëmijë dhe më pas me fëmijë. Duhet shmangur çdo lloj përdorimi të dhunës qoftë dhe ajo verbale, gjatë komunikimit apo si zgjidhje për çfarëdolloj problemi”, thotë Ivanovska për Radion Evropa e Lirë.

Nga dikasteri i policisë nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin e denoncuar në gjatë të martës, megjithëse në njoftimin e shkurtër për mediat, kanë theksuar se në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale dhe Prokurorinë Publike po punojnë për ndriçimin e këtij rasti.

Ndërkohë, kryetari i komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, në territorin e së cilës gjendet kjo shkollë, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat në bashkëpunim të ngushtë me autoritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndriçohet plotësisht rasti në fjalë duke bërë thirrje që të mos krijohet panik.

“Sa i përket vetë ngjarjes, kam folur me drejtorin e shkollës, por edhe me të gjithë drejtorët e shkollave fillore të komunës që drejtoj. Tashmë nga sot, përmes mësuesve komunikojnë në mënyrë intensive me prindërit dhe fëmijët duke i paralajmëruar për pasojat e veprimeve të tilla, të cilat disa prej fëmijëve i kuptuan si lojë apo shaka. Pres që të gjithë mësuesit, por mbi të gjitha prindërit, të flasin me fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë se sa e rrezikshme është të përdoret kjo ngjarje fatkeqe, qoftë dhe për shaka”, ka theksuar Gerasimovski në një komunikatë për mediat.

Ai ka shtuar se në asnjë mënyrë tragjedia e tmerrshme që ndodhi në Beograd nuk duhet përdorur si lojë mes nxënësve.

Shkollat rrisin kontrollimin e fëmijëve se çka sjellin në klasa

Në mbledhjen e drejtorëve të shkollave të komunës së Tetovës, në kuadër të sektorit për veprimtari publike të departamentit për arsim është diskutuar çështja e sigurisë në shkolla.

“Sot kishim një mbledhje të veçantë për sa i përket masave të sigurisë në shkolla, që të rritet kontrolli përkatësisht nxënësit herë pas here të kontrollohen se çka bartin me vete në xhepa apo çanta. Kishim dhe rastet për paralajmërimin për vendosjen e bombave dhe këto paralajmërime edhe mund të përsëriten. Mirëpo, ne si shkolla, jemi të gatshme, duke filluar nga drejtorët, shërbimi profesional, i gjithë stafi i shkollave t’i bëjmë sytë katër jo vetëm për të shmangur paralajmërimet për bomba, por të shmangin rastet që nxënësit në xhepat e tyre të bartin mjete që nuk u duhen në shkollë dhe të vijë deri te diçka e padëshirueshme”, thotë Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e një shkolle fillore në Tetovë.

Ministria e Arsimit hap linjë për denoncimin e rasteve të dhunës

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ka nisur fushatën “Së bashku t’i japim fund dhunës në shkollë”. Nga kjo ministri kanë thënë se nga shkollat kërkohet që të ndërtojnë “mjedis shkollor paqësor pa asnjë formë dhune”.

Nga Ministria e Arsimit kanë porositur të gjithë qytetarët, mësuesit prindërit dhe vetë nxënësit nëse vërejnë çfarëdolloj forme të sjelljes së dhunshme në shkolla, menjëherë ta paraqesin në adresën elektronike:

prijavinasilstvo@mon.gov.mk

paraqitdhune@mon.gov.mk

Ndërkohë, hulumtimi i realizuar nga një grup i profesorëve të Fakultetit të Filozofisë në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, i cili u prezantua gjatë kësaj jave, ka nxjerrë në pah se 37 për qind e fëmijëve ndihen të pasigurt në shkollat e vendit.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bullgaria dhe Rumania u pranuan në zonën Shengen

Kosova Times Kosova Times December 31, 2023
Bloomberg: Bankat kineze do të shtrëngojnë kufizimet për klientët nga Rusia
Kosova me pesë garues në Grand Prix Upper Austria
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e rreshterit të vrarë Muhamed Lika
Mustafa: Liberazilimi mundësi për eksport, ka pak lëvizje të punëtorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?