By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Carpenter: Do t’i ndjekim me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Carpenter: Do t’i ndjekim me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi
Rajon / Botë

Carpenter: Do t’i ndjekim me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 10:26 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter tha se vëzhguesit e tyre do t’i “ndjekin me shumë kujdes” zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje, për të parë nëse Rusia ose aktorë të tjerë ushtrojnë ndikim malinj në Mal të Zi. Vërej se ekziston një model i ushtrimit të ndikimit malinj rus në të kaluarën, duke përfshirë edhe vitin 2016”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2016 u shënuan një tentim për “grusht shteti”.

Carpenter tha se ka pasur “prova të fuqishme dhe të besueshme të një komploti, i cili për fat u zbulua dhe u parandalua”.

Një proces i ri gjykimi ndaj të akuzuarve është në zhvillim e sipër në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.

Procesi i ri gjyqësor është pasojë e anulimit të vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, me të cilin dy rusë, disa shtetas serbë dhe drejtuesit e Frontit Demokratik pro-rus (DF) në Mal të Zi u dënuan me disa vite burg.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, janë planifikuar të mbahen më 11 qershor.

Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) ka formuar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Carpenter vuri në dukje se ODIHR-i ka “talent dhe ekspertizë të jashtëzakonshme në këtë fushë”.

“Ballkani Perëndimor është rajon i përmbytur me dezinformata që vijnë nga grupe të jashtme, kryesisht Rusia, ndërkaq mund të ketë edhe ndonjë ndikim malinj nga Kina. Por, këtë e kemi parë më herët kryesisht nga Rusia. Kështu që ne do t’i ndjekim (zgjedhjet) me shumë kujdes”, theksoi Carpenter.

Arsyeja e bisedës së ambasadorit me gazetarët ishte prezantimi i gjetjeve të raportuesve të Mekanizmit të Moskës, që merret me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut nën regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Mekanizmi i Moskës ofron një mundësi për shtetet e OSBE-së që të dërgojnë misione ekspertësh për të ndihmuar në zgjidhjen e një çështjeje ose problemi specifik, që lidhet me të drejtat e njeriut.

Ky mekanizëm u aktivizua në mars të këtij viti nga 38 anëtarë të OSBE-së, përfshirë Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkak për këtë ishte shqetësimi për situatën në Bjellorusi që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndryshimet në kodin penal dhe lufta në Ukrainë.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, i cili pjesërisht nisi nga territori i Bjellorusisë, shtypja e autoriteteve atje është e orientuar veçanërisht ndaj atyre që shprehin kundërshtimin ndaj luftës ose që kanë shprehur mbështetje për popullin ukrainas.

Carpenter vlerësoi se regjimi i Lukashenkas “ka rënë edhe më thellë në statusin e parisë (vend ndaj të cilit nuk ekziston besimi)”.

“Për një vend krenar që vuajti kaq shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nën sundimin sovjetik, të thyhet zemra kur sheh qytetarët e thjeshtë të shtypur nën çizmet e shtetit policor të Lukashenkas”.

Carpenter tha se në këtë shtet ka rreth 1.500 të burgosur politikë, janë konstatuar shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mosndëshkimin e keqpërdorimeve dhe se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe gjykime të drejta.

Raportuesi, profesor Herve Asensio, ka dhënë një varg rekomandimesh për autoritetet në Minsk, ndër të cilat janë: lirimi i menjëhershëm i të burgosurve politikë për arsye humanitare, moratoriumi mbi dënimin me vdekje dhe rinovimi i bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Qeveria miraton Kornizen Afatmesme te Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Ukraina qëndron prapa sulmit në fushën ajrore brenda Rusisë, sipas burimeve
Për herë të parë që nga rënia e BRSS. Cilat plane u miratuan në samitin e NATO-s
Pas fillimit të luftës, qarkullimi tregtar ndërmjet BE-së dhe Rusisë u ul me 2.8 herë
70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?