By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv
May 10, 2025
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si “shitet dhe blihet” vota në Shqipëri?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si “shitet dhe blihet” vota në Shqipëri?
Ballina 2Rajon / Botë

Si “shitet dhe blihet” vota në Shqipëri?

Kosova Times
Last updated: 2023/05/12 at 12:36 PM
Kosova Times Published May 12, 2023
Share
SHARE

Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, janë shqetësuese për institucionet përgjegjëse dhe diplomatët e huaj.

Më 14 maj zhvillohen zgjedhjet për kryetarë të 61 bashkive dhe për anëtarët e këshillit bashkiak.

Nisin hetimet për dy raste të dyshuara për shitblerje vote për zgjedhjet e 14 majit

Raportimi i parë që ngriti dyshime për shitblerje të votës në këtë fushatë zgjedhore ishte ai i datës 17 prill, kur policia e Hasit ndaloi një furgon të ngarkuar me 21 pako ushqimore që mbanin mbishkrimin “Rezervat e Shtetit”. Furgoni drejtohej nga djali i kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, dhe denoncimi u bë nga rivali i tij, përfaqësuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Myftar Dauti.

Kandidati socialist pretendoi se djali i tij thjesht “u gjend në kohën dhe vendin e gabuar” dhe deklaroi se i biri ishte kontaktuar nga bashkia e Hasit për të transportuar pakot me ushqime për familjet në nevojë, si një ndihmë me rastin e muajit të Ramazanit (Nata e Kadrit). Për këtë rast nisën menjëherë hetimet, ndërsa nuk ka ende një deklaratë nga prokuroria se në çfarë faze janë ato.

Furgoni i dyshuar, i ngarkuar me 21 pako ushqimore që mbanin mbishkrimin “Rezervat e Shtetit”dhe drejtohej nga djali i kandidatit të PS-së për bashkinë e Hasit.
Furgoni i dyshuar, i ngarkuar me 21 pako ushqimore që mbanin mbishkrimin “Rezervat e Shtetit”dhe drejtohej nga djali i kandidatit të PS-së për bashkinë e Hasit.

Ndërkaq, më 10 maj policia e Tiranës arrestoi një person, i cili u filmua teksa bënte pazar për shitje votash dhe videoja e tij u shpërnda në rrjetet sociale. Ai garantonte katër vota të familjes së tij, por nga biseda nuk specifikohet se për cilën parti.

“Njëqindmijë lekë është turp. Unë kam katër vota. Po e ul pazarin nga e keqja. I thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, dëgjohet duke thënë 52-vjeçari gjatë një telefonate me një person tjetër, duke garantuar 4 vota të familjarëve të tij që mund të vijnë nga Kuçova në Tiranë për të votuar.

Rasti është dërguar te Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila ka nisur hetimet. Këto denoncime sollën reagimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila u bëri thirrje institucioneve të parandalojnë dhe të hetojnë shitblerjen e votës.

Gjithashtu, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, iu drejtua me një letër Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Policisë së Shtetit që të thellojnë bashkëpunimin për të parandaluar dhe evidentuar të gjitha krimet zgjedhore.

Ndërsa, mëngjesin e së premtes (12 maj) u njoftua ndalimi i Alfred Belerit, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës. Sipas burimeve nga policia, kandidati i opozitës dyshohet për blerje votash.

Këto janë rastet e shënuara deri tani në Shqipëri, për të cilat kanë nisur hetimet, ndërsa partitë politike thuajse gjatë gjithë fushatës kanë akuzuar njëra-tjetrën për shitblerje vote apo kërcënim të votuesve dhe presion për të diktuar votën.

Shitblerja e votës, histori e vjetër në Shqipëri

Shitblerja e votës nuk është një histori e re në Shqipëri. Për herë të parë ndeshet në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2005, ku theksohet se “vëzhguesit morën pretendime të besueshme se në disa komuna ishin bërë përpjekje të paligjshme për të ndikuar mbi zgjedhjet elektorale të zgjedhësve romë dhe egjiptianë, nëpërmjet kërcënimit dhe ‘blerjes së votës’”.

Edhe në proceset zgjedhore më 2007, 2009 e 2011 theksohet se u vërtetuan pretendimet për “blerje vote” të qytetarëve romë dhe egjiptianë në Pogradec, Lezhë, Durrës, Korçë, etj. Gjithashtu thuhet se pati edhe raste të “presionit të ushtruar prej autoriteteve shtetërore ndaj disa zgjedhësve romë”.

Miell, ushqime, para e një vend pune kundrejt votës

Ndërkaq, në raportin për zgjedhjet e vitit 2013 thuhet se pretendimet për blerjen e votës fokusoheshin mbi grupet e cenueshme dhe se fenomeni po pësonte shtrirje të madhe, duke përfshirë 7 nga 12 qarqet e vendit. Por, nga ana tjetër, vihet theksi edhe te një formë tjetër e “shitblerjes së votës” si kërcënimet për pushime nga puna (në Laç u raportua se një drejtor shkolle u pushua nga puna sepse u raportua se nuk zbatoi urdhrin e shefit të tij për të dërguar mësuesit në tubimin e Partisë Demokratike [PD]).

U evidentua, gjithashtu, “presion i zyrtarëve ushtruar ndaj vartësve të tyre” (PS-ja bëri një kallëzim penal duke pretenduar që një drejtor në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë urdhëroi zyrtarisht me shkrim punonjësit e saj që të mblidhnin informacione rreth votuesve të vendosur për PD-në).

Në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2015 flitet përherë për vota kundrejt pagesës.

“Pati akuza të shumta për blerjen e votës, duke përfshirë pagimin e drejtpërdrejtë të zgjedhësve, si edhe të individëve për të siguruar vota prej të njohurve dhe familjes së tyre”, thuhet në raport.

Në zgjedhjet e vitit 2017, ODIHR-i në raportin final nënvizon se “akuzat e përhapura gjerësisht për blerjen e votave dhe presionin ndaj zgjedhësve, e ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor”.

Ndërsa, në raportin e vitit 2019, ODIHR-i u referohet pretendimeve të opozitës së asaj kohe (PD dhe LSI) se kishte ndodhur “një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës dhe se shkalla e lartë e këtij fenomeni ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës”.

Raporti i fundit i ODIHR-it, ai për zgjedhjet e vitit 2021, tregon se sa është përhapur ky fenomen nga njëri proces në tjetrin. Konkretisht, theksohet se “praktikat e përhapura të shitblerjes së votave, vazhduan të përbënin problem”.

Nga ana tjetër, si shqetësim serioz vëzhguesit ndërkombëtarë panë edhe rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 900.000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike. Sipas ODIHR-it, ky fakt i bëri zgjedhësit të pambrojtur ndaj presionit.

Praktikat që vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas kanë evidentuar sa i përket shitblerjes së votës, kanë qenë dhe mbeten të ndryshme, që nga këmbimi i votës me një thes miell apo pako ushqimore për votuesit, kryesisht në zonat rurale apo te grupet e prekshme siç është komuniteti rom dhe egjiptian, deri te pagesa me para në dorë, që ka variuar nga 3 deri 5 mijë lekë për votë, presioni për humbjen e vendin e punës, si dhe premtimi për një vend pune.

Ka pasur edhe raste kur është raportuar se votuesve u është marrë karta e identitetit kundrejt pagesës për të pamundësuar votimin.

Së fundmi, analistë dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore kanë konsideruar si metoda për blerje të votave edhe vendimet e Qeverisë për rritje të pagave dhe pensioneve, apo lehtësi të krijuara për grupe të caktuara.

Shumë denoncime si krime zgjedhore, por pak ndëshkime

Duke iu referuar një studimi të INFOÇIP, (Qendra për Çështje të Informimit Publik) për zgjedhjet e fundit, ato të 25 qershorit të vitit 2021, janë depozituar 291 njoftime ose kallëzime për vepra penale të dyshuara që cenojnë zgjedhjet.

Prej tyre 115 u adresuan në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kurse 176 në prokuroritë e rretheve. Nga ky total, mund të jenë regjistruar të paktën 140 procedime penale nga organi i akuzës, por vetëm dy prej tyre janë gjykuar dhe kanë marrë dënim për krime zgjedhore.

Rasti më i bujshëm në Shqipëri ka qenë dosja “184” për blerjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në 2016. Për këtë rast u dënuan me 2 vjet burgim me kusht dy ish-zyrtarë lokalë në Dibër.

Në gusht të vitit 2020, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Reformën Zgjedhore, pas një marrëveshjeje që arritën partitë politike. Përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor u synua t’u jepej fund problemeve të shumta si financimi i fushatave nga paratë e krimit apo shitblerja e votave. Megjithatë, partitë e vogla, por edhe ekspertët i cilësuan këto ndryshime si të pamjaftueshme dhe në favor të partive të mëdha.

Që prej vitit 1991 Shqipëria ka bërë 12 reforma zgjedhore, megjithatë edhe pas tri dekadash ende partitë politike kërkojnë garanci për mosprekjen e votës.

Gjithashtu, janë provuar thuajse të gjitha sistemet e mundshme zgjedhore. Aktualisht, votohet me sistemin proporcional rajonal të miratuar në vitin 2008, që sipas ekspertëve, favorizon partitë e mëdha.

As në këtë proces zgjedhor nuk do të mund të votojnë emigrantët, edhe pse ky është premtim i partive politike të Shqipërisë që prej vitit 2004.

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Kosova Times May 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Njerëzit do të jetojnë 20,000 vjet? Shkencëtari beson se kjo është shumë realiste, ja pse

Kosova Times Kosova Times August 13, 2023
Akademiku serb Teodoroviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën e pavarur-loja mes Lindjes dhe Perëndimit do të përfundojë keq për Beogradin
Zelenksy kërkon sisteme ajrore gjatë takimit të Grupit të Kontaktit
Në Prizren është mbjellë 70% e sipërfaqes së tokës bujqësore me grurë
Çeku: Kosova shpallet nikoqire e Lojërave Mesdhetare më 2030
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?