By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuniteti serb dhe diaspora, sfidë në regjistrimin e popullatës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuniteti serb dhe diaspora, sfidë në regjistrimin e popullatës
Ballina 1Lajme

Komuniteti serb dhe diaspora, sfidë në regjistrimin e popullatës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/13 at 1:23 PM
Kosova Times Published May 13, 2023
Share
SHARE

Sfidë për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, që do të organizohet nga shtatori i këtij viti, do të jetë regjistrimi i komunitetit serb dhe përfshirja e diasporës. Në një deklaratë për Radio Kosovën, drejtori i Departamentit për Statistika Sociale dhe të Popullsisë, Avni Kastrati, theksoi se janë bërë përgatitjet për këtë proces, ndërsa në regjistrim do të përfshihen të gjithë qytetarët rezident në tërë territorin e Kosovës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, i cili do të organizohet nga 1 shtatori deri më 16 tetor të këtij viti. Drejtori i Departamentit për Statistika Sociale dhe të Popullsisë, Avni Kastrati, bëri të ditur për Radio Kosovën se janë finalizuar formularët me pyetjet e regjistrimit, ndërsa foli edhe për përgatitjet e tjera.

“Është zhvilluar aplikacioni, është zhvilluar një pilot i gjerë dhe dy testime. Në përgjithësi ato gjerat e nevojshme paraprake kanë përfunduar pjesa dërmuese e tyre”, tha ai.

Por, për procesin e regjistrimit të popullsisë, mbetet sfidë regjistrimi i komunitetit serb, tha Kastrati, ndërsa theksoi se kanë pasur një fushatë sensibilizuese duke vizituar të gjitha komunat edhe ato në veri të vendit.

“Ne besojmë se është në interes të të gjithë atyre që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Edhe në fushatën tjetër që do të pasojë në muajt në vijim, ne do t’i informojmë të gjitha komunitetet. Në aspektin e legjislacionit, nëse duhet penalizuar apo ndëshkuar dikë që nuk merr pjesë në regjistrim është sipas ligjit, por kur është një komunitet i tërë, është sfidë. Kemi një eksperiencë nga viti 2011, sidoqoftë ASK-ja dhe institucionet qeveritare do të krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në regjistrim të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi Kastrati.

Kastrati tha se një nga sfidat e procesit është edhe përfshirja e diasporës, derisa bëri të ditur se janë përpjekur që të mbulojnë edhe këtë pjesë në regjistrim.

“Ne kemi menduar që të përfshihet edhe diaspora, ndërsa jemi në diskutim për fazën e përfshirjes së tyre. Një metodë është grumbullimi i të dhënave përmes të të afërmve të tyre këtu në Kosovë dhe tjetra është përmes një aplikacioni online, për ata që nuk kanë të afërm në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë, profesoresha e Demografisë, Mimoza Dushi, tha se përfshirja e diasporës në regjistrimin e popullsisë mund të bëhet, por nuk hyn në numrin e popullsisë së përhershme.

“Kjo është ndryshuar pasi proceset demografike nuk ndalen. Por, shtetet duhet të krijojnë politika për të mbajtur mirëqenien e popullsisë ekzistuese. Prandaj, regjistrimi është ai që iu tregon qeverive se cilat janë nevojat e popullsisë. Sot nuk ka politika që i ndryshojnë trendët e popullsisë, prandaj kërkohet vetëm mirëqenie për popullsinë ekzistuese. Unë nuk jam pajtuar në vitin 2011, për shkak se sipas të dhënave e kanë zvogëluar popullsinë e Kosovës për 18.5 për qind në numër. Përveç ndryshimit të metodologjisë, mendoj se ka pasur shumë gabime. Sot duhet të ketë një bashkëpunim shumë t ngushtë ndërmjet ASK-së dhe institucioneve qeveritare, pasi duhet të përkrahet si proces. Të njoftohet popullsia për rëndësinë e regjistrimit, në mënyrë që rezultatet të kenë shkallë të madhe të besueshmërisë”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, do të realizohet në periudhën kohore, nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Ndërkohë, regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ku nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë, pasi kishin refuzuar procesin.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Kosova Times May 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nis takimi i qeverive Kosovë – Maqedoni, Mickoski pritet me ceremoni

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Dy anije janë përplasur në Hamburg, 11 persona kanë mbetur të plagosur
20 ish të dënuar dhe të dënuar do të përfitojnë trajnime dhe pajisje të ndryshme pune nga Organizata Gjermane “Help”
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
Konjufca: Lufta e UÇK-së në krye me Adem Jasharin, mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?