By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë
May 15, 2025
Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?
May 15, 2025
Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja
May 15, 2025
Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave
May 15, 2025
Putin shkarkon shefin e forcave tokësore
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllen vendvotimet në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbyllen vendvotimet në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Mbyllen vendvotimet në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/14 at 7:27 PM
Kosova Times Published May 14, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri ka përfunduar votimi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive dhe përbërjeve të reja të këshillave bashkiake.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Në disa qendra, ku ka pasur radhë të qytetarëve, votimi ka vazhduar edhe pas orës 19:00.

Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 176:00 është 34.54 për qind. Pjesëmarrja në këto zgjedhje konsiderohet e ulët. Pikërisht ky ka qenë apeli i krerëve të shtetit dhe politikanëve menjëherë pasi votuan.

Procesi i votimit është përcjellë me disa probleme teknike. Në disa qendra, votimi nisi me vonesë për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë në disa të tjera ka pasur probleme me paraqitjen e komisionarëve, kryesisht të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, në mbarë Shqipërinë janë shfaqur probleme me pajisjet për identifikimin biometrik dhe për këtë arsye, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar që identifikimi i votuesve të bëhet manualisht, përkatësisht përmes listës së votuesve.

Një qytetare në Tiranë duke shikuar listat e votuesve të vendosura para një qendre të votimit në Tiranë.
Një qytetare në Tiranë duke shikuar listat e votuesve të vendosura para një qendre të votimit në Tiranë.

Partitë me akuza ndaj KQZ-së

Identifikimi elektronik i votuesve ka dështuar në mbi 500 qendra votimi. Edhe vetë kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk arriti të votonte mëngjesin e sotëm për shkak se pajisja identifikuese nuk funksionoi.

Ai arriti të hidhte votën në kuti vetëm pas orës 15:00, pas ndërhyrjeve që rregulluan pajisjen e identifikimit elektronik. Kjo problematikë bëri që partitë politike të akuzonin KQZ-në se krijoi pengesa në procesin e votimit.

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste, ministrja e Shtetit për Rini dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi, tha se KQZ-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve.

“Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit drejtuar mijëra zgjedhësve pasi pajisjet nuk funksionuan. Kjo meriton një analizë të veçantë pas zgjedhjeve, pasi Qeveria e ka financuar. Nuk ka si të mos na vijë tmerrësisht keq kur u penguan mijëra zgjedhës për disa orë duke i mbajtur në pritje, e duke i detyruar të largoheshin”, tha Muzhaqi.

Një votues duke votuar për zgjedhjet lokale në Tiranë. 14 maj 2023.
Një votues duke votuar për zgjedhjet lokale në Tiranë. 14 maj 2023.

Ndërsa zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Mirela Karabina, foli për tensione dhe parregullsi.

“Mosfunksionimi i pajisjeve elektronike ka cenuar rëndë procesin e votimit, procesi u shoqërua me tensione dhe parregullsi si traditë e politikës së vjetër”, tha Karabina.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje konsiderohet e ulët. Pikërisht ky ka qenë apeli i krerëve të shtetit dhe politikanëve menjëherë pasi votuan.

Një tjetër problematikë që u vërejt gjatë procesit ishte futja e personave të paautorizuar në qendrat e votimit në disa zona në Vorë, Durrës, Elbasan, Korcë e të tjera, ku desh të ndërhynte policia.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ajo e Bashkimit Evropian, Christine Hoffman, dhe kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR, Audry Glover, panë nga afër procesin e votimit në disa qendra.

Gara mes PS-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 3 milionë e 653 mijë persona. Prej këtij numri, 122.545 janë qytetarë që do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës.

Në garën për drejtimin e 61 bashkive janë 144 kandidatë. Ndërkaq, për 1.603 ulëse në këshillat bashkiake garojnë 23.700 persona.

Në zgjedhjet e 14 majit janë regjistruar 40 parti dhe koalicione.

Në tri bashki, Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike.

Në pjesën më të madhe të bashkive gara zhvillohet mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, politikanë që në të kaluarën kanë mbajtur poste të larta drejtuese si kryeministër apo president i Shqipërisë.

Partia Demokratike, e cila drejtohet nga ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj, ka kandidatë vetëm në 14 bashki. Kjo për shkak të përçarjes së Partisë Demokratike, pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të ish-liderit të këtij subjekti, Sali Berisha.

Kryetarët e bashkive zgjidhen përmes një sistemi mazhoritar, kurse anëtarët e këshillave zgjidhen sipas një sistemi proporcional me lista të mbyllura.

Për sigurimin e 5.211 qendrave të votimit, 92 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 92 Vendnumërime të Votave, janë angazhuar 5.511 punonjës policie në të gjithë Shqipërinë, ndërsa 57 objekte të rëndësishme do të merren në ruajtje nga forcat komando.

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve u evidentuan 54 raste të krimeve zgjedhore, ndërsa 88 persona janë nën hetim. Për krim zgjedhor, konkretisht për blerje votash në pranga përfundoi edhe kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri. Të shtunën gjykata e Vlorës, – qark që përfshin edhe Himarën – caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja në ngarkim të tij i ka kaluar Strukturës së Posaçme Antikorrpsion (SPAK).

Sipas Kodit Zgjedhor në Shqipëri, në listat e kandidatëve për këshilltarë, 50 për qind duhet të jenë gra dhe ky rregull është respektuar në këto zgjedhje, pasi në to garojë 11.800 kandidate.

Por, për kandidat për kryetar bashkie nuk ka kuota gjinore dhe vetëm 15 gra garojnë në zgjedhjet e së dielës.

ShBA-ja e shqetësuar nga raportimet për shitblerje të votave në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar se fushata zgjedhore është zhvilluar e qetë, ndërsa kanë shprehur shqetësim për akuzat e ndërsjella për blerje votash dhe për raportimet se administrata publike ka kryer aktivitete që shkonin në favor të shumicës, që ishin në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore, gjatë fushatës prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve partiakë, duke lënë në hije kandidatët për kryetarë bashkie.

You Might Also Like

Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja

Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave

Putin shkarkon shefin e forcave tokësore

BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Kosova Times May 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Cezari ka një mesazh për Carin Putin”: Zëvendëskomandanti i Legjionit të Rusisë së Lirë i tregon Politico planin për të përmbysur regjimin në Kremlin

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Kjo pije është hit në rrjetet sociale:Autori pretendon se është vërtetuar se shkrin yndyrën e trupit nëse pihet para çdo vakti
Escobar për vendimin e Qeverisë për Manastirin:I vështirë por i domosdoshëm
Mjekët japonezë padisin Google Maps për shkak të vlerësimeve të këqija
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?