By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prigozhin mohon gatishmërinë e Wagner-it për t’i tradhtuar forcat ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prigozhin mohon gatishmërinë e Wagner-it për t’i tradhtuar forcat ruse
Rajon / Botë

Prigozhin mohon gatishmërinë e Wagner-it për t’i tradhtuar forcat ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/05/15 at 7:35 PM
Kosova Times Published May 15, 2023
Share
SHARE

Kreu i grupit rus të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka hedhur poshtë raportimet e një gazete amerikane, se ai kishte ofruar që të tradhtonte pozicionet ruse, teksa Kremlini i quajti “mashtrim” këto pretendime.

The Washington Post, duke cituar rrjedhje të informacioneve nga inteligjenca amerikane, tha se shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, në janar i kishte ofruar inteligjencës ukrainase zbulimin e lokacioneve të trupave të rregullta ruse në këmbim që Ukraina të tërhiqte trupat e saj nga Bahmuti.

Ushtarët e Wagner-it kanë udhëhequr betejën disamujore për marrjen e kontrollit të Bahmutit, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut. Beteja për këtë qytet po konsiderohet si beteja më e përgjakshme që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Prigozhin shpesh ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse, duke akuzuar komandantët se po tradhtojnë ushtarët e tyre duke mos i furnizuar me municione të mjaftueshme.

The Washington Post raportoi se oferta e Prigozhinit ishte refuzuar nga Ukraina, e cila nuk e kishte besuar atë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ky raportim “duket se është mashtrimi i radhës”.

Në një audio-mesazh të publikuar në Telegram të hënën, Prigozhin i quajti këto pretendime “të pakuptimta”.

Prigozhin mohoi se është takuar me Kyrylo Budanov, kreun e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, në Afrikë, duke shtuar se nuk ai nuk ka qenë në kontakt me të që nga nisja e konfliktit në Ukrainë. Madje, Prigozhin tha se është “qesharake” ideja që të dy kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Që nga java e kaluar, forcat ukrainase kanë bërë përparimet më të mëdha në gjashtë muaj, duke rimarrë kontrollin e disa territoreve përreth Bahmutit.

You Might Also Like

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

Kosova Times May 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardan Jashari konfirmon zyrtarizimin në KF Prishtina e Re

Kosova Times Kosova Times December 29, 2023
Qeveria ukrainase shkarkon zëvendësministrin e Mbrojtjes
Si shkohej në det në kohën e ish Jugosllavise me “Stojadin”
Konjufca merr mbështetjen e parlamentarëve çekë
Investimet e një gjiganti gjerman mund të jenë duke ushqyer ushtrinë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?