By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Sonte ‘Etno Fest’ mbyllet me ndarjen e çmimeve për ‘Identitetin’
July 20, 2025
Osmani: Rexhepagiqi me zërin e tij sfidon kohën, rrëmben shumë gjenerata
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria në pritje të publikimit të rezultateve zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria në pritje të publikimit të rezultateve zgjedhore
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria në pritje të publikimit të rezultateve zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2023/05/15 at 3:02 PM
Kosova Times Published May 15, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri, një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, po vijon procesi i numërimit të votave në pjesën më të madhe të bashkive. Rezultatet e para kanë dalë në 3 bashkitë ku u votua në mënyrë elektronike, Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Të tria bashkitë u fituan nga Partia Socialiste. Ndërkaq, rezultatet për bashkitë e tjera pritet të publikohen në mbrëmjen e së hënës.

Në pjesën më të madhe të bashkive kryesore, kryeson Partia Socialiste, por procesi i numërimit është duke vazhduar.

Sipas rezultateve, në Elbasan kandidati i PS-së, Gentian Llataj, fitoi mandatin e dytë, duke mposhtur kundërkandidatin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

Kamza do të drejtohet edhe për katër vjet nga socialisti Rakip Suli, i cili fitoi mbi 60 për qind të votave, duke mposhtur Arjan Hoxhën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Vorë, me mbi 75 për qind të votave të fituara, socialisti Blerim Shera mposhti rivalin nga opozita, Indrit Hoxha.

Numërimi ka përfunduar vetëm në disa bashki të vogla, ndërsa në bashkitë e mëdha procesi i numërimit ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe sot gjatë ditës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në daljen e parë publike pas mbylljes së procesit të votimit deklaroi se deri në mesditë janë numëruar votat në 34 bashki.

Ai nuk dha zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve në këto bashki duke shtuar se është në pritje të përfundimit të numërimit të votave në të gjitha bashkitë.

“Pengesat në numërimin e votave kanë qenë minimale, vetëm në Kavajë ka pasur një konflikt mes dy drejtuesve të Komisionit të Numërimit, ndërsa në rastet e tjera ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të lodhjes fizike të komisionerëve. Rezultati final pritet në orën 22:00”, tha Celibashi.

Edhe pse nuk ka rezultate zyrtare, të dhënat që vijnë nga Komisionet Zonale tregojnë se në shumicën e bashkive kanë fituar kandidatët socialistë. Historike konsiderohet fitorja e PS në Shkodër, një bastion i djathtë i kryesuar prej 30 vjetësh nga Partia Demokratike. Sipas të dhënave paraprake jozyrtare, vetëm në gjashtë bashki rezultojnë fitues kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kryesuesi i këtij koalicioni, Sali Berisha, kontestoi rezultatin e zgjedhjeve.

“Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur fitoren e partisë së tij në Shkodër. Ende nuk ka ndonjë reagim nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe as nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Si u zhvillua procesi zgjedhor?

Qendrat e votimit më 14 maj u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Në disa qendra, ku ka pasur radhë të qytetarëve, votimi ka vazhduar edhe pas orës 19:00.

Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte rreth 37 për qind.

Procesi i votimit është përcjellë me disa probleme teknike. Në disa qendra, votimi nisi me vonesë për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë në disa të tjera ka pasur probleme me paraqitjen e komisionarëve, kryesisht të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, në mbarë Shqipërinë u shfaqën probleme me pajisjet për identifikimin biometrik dhe për këtë arsye, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, urdhëroi që identifikimi i votuesve të bëhet manualisht, përkatësisht përmes listës së votuesve.

Identifikimi elektronik i votuesve dështoi në mbi 500 qendra votimi. Edhe vetë kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk arriti të votonte mëngjesin e së dielës për shkak se pajisja identifikuese nuk funksionoi.

Kjo problematikë bëri që partitë politike të akuzonin KQZ-në se krijoi pengesa në procesin e votimit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ajo e Bashkimit Evropian, Christine Hoffman, dhe kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR, Audry Glover, vëzhguan nga afër procesin e votimit në disa qendra dhe të hënën pritet një konferencë për mediat e misionit të ODIHR-it.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit kishin 3 milionë e 653 mijë persona. Prej këtij numri, 122.545 ishin votues të rinj.

Në garën për drejtimin e 61 bashkive ishin 144 kandidatë. Ndërkaq, për 1.603 ulëse në këshillat bashkiake garuan 23.700 persona. Në zgjedhjet e 14 majit u regjistruan 40 parti dhe koalicione.

Për sigurimin e 5.211 qendrave të votimit, 92 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 92 vendnumërimeve të votave, u angazhuan 5.511 punonjës policie në të gjithë Shqipërinë, ndërsa 57 objekte të rëndësishme u ruajtën nga forcat komando.

You Might Also Like

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten

Kosova Times May 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kurti: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, ul ndikimin rus në rajon

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Britania vendos sanksione të reja kundër Wagner
Bytyqi: Kosova po diskriminohet në procesin e integrimit evropian
BE dyshon se Kina po anashkalon 80 përqind të sanksioneve kundër Rusisë
Ukraina thotë se Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash në sulmet ndaj Harkivit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?