By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AI: Rritet numri i ekzekutimeve në botë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > AI: Rritet numri i ekzekutimeve në botë
Ballina 2Rajon / Botë

AI: Rritet numri i ekzekutimeve në botë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/16 at 1:11 PM
Kosova Times Published May 16, 2023
Share
SHARE

Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit, me Iranin që ka kryer më së shumti ekzekutime. Këto të dhëna kanë zbehur shpresat që ishin rritur pas heqjes së dënimit kapital nga gjashtë shtete, përfshirë Kazakistanin, tha organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI).

Në raportin vjetor për dënimet me vdekje, të publikuar më 16 maj, grupi i të drejtave të njeriut tha se “në mënyrë shqetësuese” vitin e kaluar 90 për qind e 883 ekzekutimeve të konfirmuara në botë, me përjashtim të Kinës, janë kryer nga tri shtete nga 20 sa dihet se aplikojnë dënimet kapitale.

Të tri këto shtete janë në Lindjen e Mesme dhe Irani ka kryer më së shumti ekzekutime më 2022, përkatësisht 576. Ekzekutimet e kryera më 2022 në Iran përkojnë me protestat masive mbarëkombëtare në këtë shtet, të organizuara për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe për shkak të shtypjes të të drejtave të njeriut nga Qeveria. Numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2021 ishte 314.

Pas Iranit, për nga numri më i lartë i ekzekutimeve është Arabia Saudite. Numri i ekzekutimeve në këtë shtet është trefishuar, nga 65 sa ishin kryer më 2021, në 196 më 2022. Kjo është shifra më e lartë e ekzekutimeve e regjistruar në Arabinë Saudite nga Amnesty International në 30 vjet.

Ndërkaq, në vend të tretë qëndron Egjipti, shtet ku janë ekzekutuar 24 persona.

Amnesty International tha se duke parasysh të dhënat e paqarta nga disa shtete që aplikojnë dënimet me vdekje, shifrat e përdorimit të ndëshkimit kapital janë minimale dhe “numrat e vërtetë të ekzekutimeve ka të ngjarë që janë më të larta”.

Sikurse edhe në vitet e kaluara, Amnesty International nuk ka përfshirë shifrat e ekzekutimeve të kryera në Kinë, edhe pse Pekini aplikon ndëshkimin kapital më shumë se çdo shtet tjetër. Kjo organizatë tha se shkalla e përdorimit të dënimit me vdekje në Kinë është e paqartë pasi të dhënat për këtë çështje konsiderohen sekret shtetëror. Megjithatë, në raportin vjetor u tha se ekzekutimet në Kinë besohet se janë me mijëra.

“Shtetet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Afrikës së Veriut kanë shkelur ligjin ndërkombëtar, teksa ato kanë rritur numrin e ekzekutimeve më 2022, duke shfaqur një shpërfillje për jetën e njerëzve”, tha Agnès Callamard, sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

“Numri i personave që u privuan nga jeta u rrit në mënyrë dramatike në mbarë rajonin; Arabia Saudite ka ekzekutuar 81 persona brenda një dite. Së fundi, në një përpjekje të dëshpëruar për të shtypur pakënaqësitë popullore, Irani ka ekzekutuar njerëz vetëm sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre për protestë”, shtoi ajo.

Irani është përballur me trazira, që paraqesin kërcënimin më të madh të udhëheqjes fetare të Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979, që e solli këtë udhëheqje në pushtet.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Teheranin se përdor ekzekutimet për të “ndjellë frikë” në mesin e publikut, me qëllim që të ndalojë protestat që fituan momentum pas 16 shtatorit, kur vdiq Mahsa Amini, e cila ishte në paraburgim nën akuzat se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.

Në raportin e Amnesty u theksua se aplikimi i dënimeve kapitale vitin e kaluar u rikthye në të paktën pesë shtete, përfshirë Afganistanin. Ndërkaq, më 2022 krahasuar me vitin paraprak, u dyfishua numri i ekzekutimeve për akuza të lidhura me drogën.

Ekzekutimet për akuza të lidhura me drogën paraqesin shkelje të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në të cilin thuhet se dënimet kapitale duhet të aplikohen vetëm për “krimet më serioze” – krimet që përfshijnë vrasje të qëllimshme.

“Afër 40 për qind e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara ishin të lidhura me akuza për drogë. Më e rëndësishmja, shpesh ata që janë të pafavorizuar preken në mënyrë disproporcionale nga ky dënim i ashpër”, tha Callamard.

“Është koha që qeveritë dhe Kombet e Bashkuara të rrisin presionin ndaj përgjegjësve të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të sigurojnë që të respektohen masat mbrojtëse ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Pavarësisht rritjes së ekzekutimeve, Amenty tha se ka vërejtur “një fije shprese” pasi gjashtë shtete kanë hequr dorë nga dënimi kapital qoftë krejtësisht, apo pjesërisht.

Kazakistani, Papa Nju Guinea, Sierra Leone dhe Republika Qendrore Afrikane vitin e kaluar kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet, ndërkaq Guinea Ekuatoriale dhe Zambia kanë hequr dënimin me vdekje vetëm për krimet e zakonshme.

Deri në dhjetor të vitit 2022, 112 shtete kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet dhe nëntë shtete nuk e përdorin më dënimin kapital për krimet e zakonshme, tha Amnesty.

Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Irani, Iraku, Japonia, Kuvajti, Mianmari, Koreja e Veriut, Shteti i Palestinës, Arabia Saudite, Singapori, Somalia, Sudani Jugor, Shtetet e Bashkuara, Vietnami dhe Jemeni më 2022 kanë kryer dënime me vdekje, u tha në raportin vjetor të Amnesty International.

You Might Also Like

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Kosova Times May 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Demiri nxit partneritete akademike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten
Kush është Naim Qassem, lideri i ri i Hezbollahut?
A do të bëhet Evropa fuqia kryesore e NATO-s deri në vitin 2027?
Kurti në Bruksel: Kosova shembull i progresit demokratik dhe ekonomik, kërkon statusin e kandidatit për BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?