By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani e Kurti falënderojnë Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani e Kurti falënderojnë Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës
Ballina 1Lajme

Osmani e Kurti falënderojnë Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/16 at 12:51 PM
Kosova Times Published May 16, 2023
Share
SHARE

Në Prishtinë po mbahet ceremonia e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, ku po marrin pjesë krerë të shtetit, akterë politik, ambasadorë të huaj, deputetë austriak e përfaqësues të shteteve tjera.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së re të Miqësisë, Kosovë – Austri. 

Duke shprehur kënaqësinë që është prezent në këtë ngjarje të veçantë, kryeministri Kurti theksoi se kjo është ngjarja e katërt në 10 ditët e fundit të këtij muaji ku në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. 

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se Austria ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi gjithsesi mirënjohës. 

Më tej, kryeministri potencoi faktin se Austria ka ofruar mbështetje ndër vite për Kosovën përmes ekspertëve duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. 

Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë shënuar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar, pra në vitin 2022 ishin dyfish më shumë sesa në vitin pararendës 2021. 

“Megjithatë, partneriteti ynë me Austrinë është më shumë se thjesht një komoditet apo mall. Ai bazohet në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Ne ndajmë një vizion për një Evropë paqësore, të begatë dhe të integruar, ku të gjithë kombet dhe popujt zhvillohen dhe janë të barabartë”, vlerësoi kryeministri Kurti.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se nga sot themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve tona.

Eurodeputeti austriak: Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria Lukas Mandl,  vlerësoi se themelimi i kësaj shoqate është më rëndësi për dy vendet, Kosovën dhe Austrinë.Ai tha se Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës. Mandl falënderoi shoqërinë civile e cila tha se ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.

Osmani: Austria ndihmoi Kosovën në kohë të vështira

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Austria ndihmoi Kosovën në kohë të vështira. Ajo ka përmendur se shteti i Austrisë ishte i pari vend që njohu diplomat e të diplomuarve nga Kosova që para luftës shkuan për studime në Austri, raporton RTKlive.

Osmani  falënderoi shtetin austriak që ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtet ndërtimit

“Shteti i Kosovës është bërë edhe në sajë te ndihmës dhe përkrahjes së pakusht nga miqtë e saj sikurse edhe Austria. Në një kohë kur kontinenti ynë po përballet me rreziqe të shumta nga sistemet hegjemoniste është e rëndësishme që shtetet tona të forcojnë lidhjet. Bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik shërben si bazë për miqësitë afatgjate. Miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër, aq edhe e çmueshme. Austria është shteti mik që na ka dal në ndihmë vazhdimisht ndaj themelimi i shoqatës së miqësisë është një domosdoshmëri”, u shpreh Osmani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

Kosova Times May 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti për takimet në Nju Jork: Produktive për zhvillimet aktuale

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, AKK: Qeveria t’u mundësojë komunave një fond emergjent
Këshilli Evropian kërkon që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të hyjë në Kapitullin 35
Rruga më e rrezikshme dhe e frikshme në Turqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?