By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partia Socialiste në Shqipëri fiton 53 bashki, opozita do të drejtojë 7
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Partia Socialiste në Shqipëri fiton 53 bashki, opozita do të drejtojë 7
Ballina 2Rajon / Botë

Partia Socialiste në Shqipëri fiton 53 bashki, opozita do të drejtojë 7

Kosova Times
Last updated: 2023/05/16 at 12:34 PM
Kosova Times Published May 16, 2023
Share
SHARE

Në reagimin e parë pas zgjedhjeve, kryetari i PS-së, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, tha se fitorja ishte e thellë, ndërsa pjesëmarrja e ulët, sipas tij, ishte bojkot i qytetarëve ndaj opozitës.

Ndërkaq, liderët opozitarë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” e kontestuan rezultatin e zgjedhjeve.

Fitoren më të rëndësishme, kryeministri Rama e cilësoi atë në Shkodër, që për herë të parë në 30 vjet do të drejtohet nga Partia Socialiste dhe kandidati i saj, Benet Beci.

Kryeministri iu përgjigj deklaratave të Athinës zyrtare për arrestimin e Alfred Belerit, i cili fitoi drejtimin e bashkisë së Himarës, ndërsa është në paraburgim i akuzuar për blerje votash.

“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Minoriteti grek nuk është mish për topat elektoralë të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi”, tha Rama.

Një ditë më parë, kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis kërkoi që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt.

“Shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, tha Mitsotakis.

Pasditen e së hënës misioni i OSBE/ODIHR-it deklaroi se fushata u dominua nga liderët politikë dhe se interesi i zgjedhësve u mor pak në konsideratë. Ndërkohë, u shpreh shqetësim për dyshimet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

“Çështje shqetësuese janë pretendimet për rastet e keppërdorimit të burimeve shtetërore, për presione të punonjësve të administratës dhe për shitblerje të votës. Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, shpresojmë që KQZ-ja do të bëjë diçka për këtë, sepse është organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin”, tha shefja e misionit, Audrey Glover.

Ditën e martë vazhdon numërimi i votave për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri kishin 3 milionë e 653 mijë persona. Prej këtij numri, 122.545 ishin votues të rinj.

Në garën për drejtimin e 61 bashkive ishin 144 kandidatë. Ndërkaq, për 1.603 ulëse në këshillat bashkiakë garuan 23.700 persona. Për zgjedhjet e 14 majit u regjistruan 40 parti dhe koalicione.

Për sigurimin e 5.211 qendrave të votimit, 92 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 92 vendnumërimeve të votave, u angazhuan 5.511 punonjës policie në të gjithë Shqipërinë, ndërsa 57 objekte të rëndësishme u ruajtën nga forcat komando.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times May 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane: Prej punës së bërë sivjet ju ofroj që edhe vitin tjetër ta organizoni kampionatin

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
Mahsa Amini dhe lëvizja protestuese në Iran fitojnë Çmimin Sakharov
Hapet pikëkalimi Egjipt-Gazë për futjen e ndihmave për palestinezët
Ura e Krimesë e mbyllur, ukrainasit e sulmojnë me dronë dhe anije
Abdixhiku: Italia, mbështetëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?