“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tha se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, teksa ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur.

Ndërkohë, edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi tha se Policia po i zhvillon dy operacione të ndara për çështje të ndryshme në Prishtinë, ndërsa theksoi se në Ndërmarrjen Publike Banesore ka dyshime për vepra të ndryshme penale.

Bajrami shtoi se ky aksion është në përfundim e sipër dhe sapo të përfundojë, Policia do të dalë me njoftim.