By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dashuria e pafundme e poetit Prend Ukaj ndaj atdheut!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dashuria e pafundme e poetit Prend Ukaj ndaj atdheut!
Opinion

Dashuria e pafundme e poetit Prend Ukaj ndaj atdheut!

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 1:49 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Të shkruhet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të ish shokut tim të klasës së shkollës së mesme, për mikun e çmuar të ditëve të sotme, sa është e lehtë po aq është edhe e vështirë. E lehtë është të shkruhet për veprimtarinë e tij të pastër atdhetare, por e vështirë të shkruhet për vuajtjet dhe sakrificat e panumërta të tij nëpër kazamatet serbosllave.

Poeti atdhetar i harruar nga të gjitha institucionet

Prend Ukaj u lind më 4 Prill të vitit 1961 në fshatin Kosh, komuna e Istogut. Mësimet e para i kreu në shkollën fillore “At’ Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, kurse shkollën e mesme e mbaroi në QAMO-n “Luigj Gurakuqi” në Klinë, për të vazhduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Histori.

Mirëpo, ndjekjet dhe persekutimet e vazhdueshme të regjimit serb, Prendit i pamundësojnë vijimin e studimeve universitare dhe ia ndalojnë punësimin në institucionet e atëhershme komunale. Prend Ukaj sikurse që nuk u gjunjëzua përballë torturave nëpër burgjet serbe, nuk u dorëzua as para padrejtësive të kohës që atij ju bën nga institucionet e pasluftës në Kosovën e pavarur.

Por, nga harresa e institucioneve të shtetit për të cilin sakrifikoj, Prendi ndjehet i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht në ish drejtuesit shtetëror dhe komunal deri në ditët e sotme, të cilët asnjëherë nuk u kujdesën për gjendjen e vështirë sociale nëpër të cilën kaloj që nga vitet e para të pasluftës.

Si shumë veprimtarë të tjerë, edhe Prend Ukaj, përveçse u harrua nga të gjithë, nuk u vlerësua nga askush për kontributin e tij vlerëmadh dhe shumëdimensional për lirinë e Kosovës përgjatë viteve të ’90-ta, gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj për shtetndërtim dhe konsolidim të pushtetit lokal.

Por, poeti disident dhe veprimtarë i pamposhtur i çështjes kombëtare Prend Ukaj ndjehet krenarë me të kaluarën e tij. Ndjehet krenarë dhe i privilegjuar që i ka mbajtur premtimin dhe besimin e dhënë presidentit historik Ibarhim Rugova nga takimi i parë me të në fillim të vitit 1990.

Çka e thotë zemra e shkruan pena

Në përmbledhjen e parë poetike “ÇKA ME THOTË ZEMRA”, autori Prend Ukaj i thotë të gjitha që i dalin nga zemra dhe thellësia e shpirtit. Në poezitë e tij autori Prend Ukaj udhëhiqet nga dashuria e pafundme për familjen dhe atdheun si dy gjëra të shenjta dhe të patjetërsuara në jetën e çdo njeriu.

Në secilën poezi e hasim atdhedashurinë, respektin dhe nderimin që Prend Ukaj ju bën figurave tona kombëtare dhe historike, luftës çlirimtare, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. E falënderon deri në pafundësi Amerikën, mikun tonë që na ndihmojë në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Mirëpo nuk mungojnë as poezitë për dashurinë ndaj krijuesit, dashurinë prindërore dhe atë vëllazërore, pa e harruar as atë shpirtërore.

Në poezitë e autorit Prend Ukaj nuk mungojnë as meditimet dhe imagjinata e thellë krijuese, përmes të cilave autori e përhapë ndjenjën e dashurisë ndaj Zotit, Diellit, Tokës, Hënës, etj.

Nuk mungojnë as poezitë që thërrasin si kushtrim për ndërgjegjësim kombëtar, duke ua lënë amanet brezave dashurinë ndaj atdheut.

Nuk u ndala në secilën poezi veç e veç për arsye se, jo një shkrim autorial, por me dhjetëra sosh do të jenë të pamjaftueshme për zbërthimin e 100 poezive me mesazhe aq të fuqishme dashurie ndaj atdheut dhe çdo gjëje që frymon shqip, ndaj familjes dhe familjarëve, ndaj miqve dhe shokëve e deri tek dashuria e pafundme ndaj bukurive natyrore që na rrethojnë.

Prend Ukaj edhe pse një penë e mprehtë e krijimtarisë letrare, shumica e veprave të tij kanë mbetur vetëm si dorëshkrime të pabotuara shkaku i mungesës së mbështetjes nga institucionet komunale.

Për fatin e mirë disa nga poezitë e Prendit gjenden në arkivat e gazetave dhe revistave të kohës, siç janë; Bota e re, Fjala e Lirë, Kosova Sot, etj.

Mburrem me veprimtarinë atdhetare dhe krijimtarinë e pasur letrare të ish shokut tim të klasës, z. Prend Ukaj. Libri i parë me përmbledhje poetike “ÇKA ME THOTË ZEMRA” është vetëm fillimi i shpalosjes së një krijimtarie të gjatë dhe të pasur të poetit disident Prend Ukaj.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB-ja dhe Turqia i kërkojnë Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithëra

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Ambasadori Zemaj takon në Bruksel Drejtuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
Shpageti të dehura: Recetë për një klasik tajlandez me pulë në një salcë të shijshme
Kina nuk e lejoi Rusinë të nisë fluturime direkte nga Siberia në Pekin
MPB e Serbisë i anuloi lejen e qëndrimit rusit Yevgeny Irzhansky-organizonte shfaqje kunder luftes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?