By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harry dhe Meghan ndiqen me makinë, incidenti “gati katastrofal”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Harry dhe Meghan ndiqen me makinë, incidenti “gati katastrofal”
ShowBiz

Harry dhe Meghan ndiqen me makinë, incidenti “gati katastrofal”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 9:10 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Princi britanik, Harry, bashkëshortja e tij, Meghan dhe nëna e saj, u përfshin në një “ndjekje me makinë gati katastrofale”, pretendoi zëdhënësi i çiftit. Në këtë ndjekje ishin përfshirë edhe paparaci.

Incidenti ka ndodhur pasi Duka dhe Dukesha e Suseksit kishin marrë pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

Në deklaratën, zëdhënësi i çiftit, tha se “ndjekja me makinë” zgjati mbi dy orë. Ai shtoi se ngjarja për pak sa nuk përfundoi në aksident trafiku.

Policia e Nju Jorkut konfirmoi se ka ndodhur një incident dhe tha se një numër fotografësh “vështirësuan transportin [e Harryt dhe Meghanit]”.

Asnjë lëndim apo arrestim nuk është raportuar. Pallati Buckingham nuk ka komentuar ende.

Ka pasur pretendime se në ndjekje janë përfshirë disa makina dhe se kjo ka shtyrë që ato të lëviznin me shpejtësi të madhe, duke shkelur rregullat e trafikut.

Harry, Meghan, dhe Doria Ragland – nëna e Meghan – kanë tentuar të fshiheshin nga paparacit, duke shkuar në stacionin policor në Manhatan.

Më pas, Harry dhe Meghan kanë planifikuar që të largoheshin nga stacioni policor me një taksi, por fotografët i kanë parë dhe ata janë futur sërish në makinat e tyre.

Po ashtu ka pretendime se as prezenca e zyrtarëve policorë nuk e ka ndaluar ndjekjen me makinë. Çifti përdor sigurim privat gjatë qëndrimit në ShBA.

“Përderisa të qenit figurë publike vjen me një interes të shtuar të publikut, të qenit figurë publike asnjëherë nuk duhet të rrezikojë sigurinë e dikujt”, tha zëdhënësi i çiftit.

Nëna e princit Harry, princesha Diana, vdiq më 1997 gjatë një aksidenti me makinë në Paris, pasi makina me të cilën po udhëtonte u ndoq nga fotografët.

Gjatë një interviste për dokumentarin e realizuar nga BBC kushtuar princeshës Diana, princi Harry iu referua paparacëve si “tufë qensh” që vazhdimisht ndiqnin nënën e tij.

“Çdo herë që ajo dilte, kishte një tufë njerëzish që e prisnin”, kishte deklaruar ai. “Dua të them, një tufë qensh e ndiqnin atë, e ngacmonin, e ofendonin, tentonin që të bënin që ajo të reagonte në mënyrë që ta fotografonin atë të zemëruar”.

Princi Harry hoqi dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe u shpërngul në ShBA më 2020. Vendimi i tij për t’u larguar nga Britania u nxit pjesërisht për shkak të ngacmimeve që përjetoi nga tabloidet britanike.

You Might Also Like

Këngëtarja flet hapur përprostitucionin ne estrade: “Pronari i lokalit të pyet sa kushton, ti zgjedh dy me dy dhe kaq”

Zgjedhet Mis bota: Kurora shkoi te…

Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”

Laura Pausini dhe Naomi Campbell priten në audiencë nga Papa

Bellucci festoi ditëlindjen e 61-të vetëm dhe në mënyrë magjepsëse: Instagrami është ndezur

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Torta më e shpejtë në botë për të cilën miliona janë çmendur

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
Manjati rus i medias u gjet i vdekur, u hodh nga dritarja?
Biden kritikon “ekstremizmin” në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
Moti sot kryesisht i vranët
Nis hetimi për një gurthyes për degradim e shkatërrim të mjedisit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?