By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdorimi i sistemeve Patriot nga Ukraina për t’i rrëzuar raketat hipersonike ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përdorimi i sistemeve Patriot nga Ukraina për t’i rrëzuar raketat hipersonike ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Përdorimi i sistemeve Patriot nga Ukraina për t’i rrëzuar raketat hipersonike ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 2:02 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Reuters

Ukraina ka thënë të martën se i ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike ruse, Kinzhal, brenda një nate të vetme.

Diçka e tillë mund të shënojë kthim të madh mbrapa në përpjekjet e Moskës që të zhvillojë një armë të pandalshme të gjeneratës së re.

Ende nuk është e qartë se cilat sistemet ajrore për mbrojtje i ka përdorur Kievi për t’i rrëzuar raketat, mirëpo javën e kaluar, ushtria e ka konfirmuar se Ukraina e ka rrëzuar një raketë Kinzhal, duke e përdorur sistemin Patriot, të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.

Çfarë është sistemi raketor Patriot?

Patriot është sistem raketor tokë-ajër, i ndërtuar nga kompania Raytheon Technologies Corp.

Patriot konsiderohet një prej sistemeve ajrore më të avancuara në arsenalin e armëve amerikane.

Ky sistem është përdorur për herë të parë në fushëbetejë në Luftën e Gjirit, më 1991.

Sistemi ka shërbyer si mbrojtje për Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Izraelin, dhe më vonë është përdorur gjatë pushtimit amerikan në Irak, më 2003.

A mundet sistemi Patriot t’i rrëzojë raketat hipersonike?

Sistemi Patriot është dizajnuar para se armët hipersonike të dërgoheshin në fushëbetejë.

Raytheon nuk është deklaruar publikisht nëse sistemi është efektiv kundër raketave me shpejtësi hipersonike (pesë herë më të shpejta sesa shpejtësia e zërit).

Ndonëse ShBA-ja ka thënë se sistemi Patriot e ka rrëzuar raketën Kinzhal, ende nuk dihet nëse raketa ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi hipersonike në atë moment.

Edhe pse raketa ruse Kinzhal mund të arrijë shpejtësi prej 12.350 kilometra në orë, “deklarata e Rusisë se Kinzhal është raketë ‘hipersonike’ mund të jetë fakt mashtrues, pasi pothuajse të gjitha raketat balistike arrijnë shpejtësi hipersonike, në një pikë gjatë fluturimit të tyre”, ka thënë Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare, në një raport të marsit 2022.

Si funksionon sistemi Patriot?

Patriot është sistem mobil që zakonisht përfshin një radar të fuqishëm, stacione kontrolluese, gjeneratorë të fuqishëm, stacione lansimi dhe pajisje tjera mbështetëse.

Sistemet kanë kapacitete të ndryshme, varësisht prej llojit të interceptorit që përdoret – raketës që niset për ndalje të raketës tjetër.

Interceptori paraprak PAC-2, përdor një kokë luftarake shpërthyese, derisa familja e raketave PAC-3 përdor teknologji më të avancuar – qëllo për të shkatërruar.

Ende nuk është e qartë se çfarë lloji të sistemeve Patriot janë dërguar në Ukrainë, mirëpo ka shumë mundësi që Kievi posedon të paktën disa interceptorë të rinj PAC-3 CRI.

Radari i sistemit Patriot e ka një rreze mbi 150 kilometra, sipas NATO-s.

Sa kushton?

Një sistem i vetëm Patriot besohet se kushton mbi 1 miliard dollarë.

Një raketë Patriot e lëshuar nga një stacion lëshimi në Korenë e Jugut, tetor 2015.
Një raketë Patriot e lëshuar nga një stacion lëshimi në Korenë e Jugut, tetor 2015.

Si i ndihmon Ukrainës sistemi Patriot?

Ukraina ka thënë se i duhen më shumë sisteme ajrore mbrojtëse, për t’i luftuar sulmet ruse me raketa dhe dronë.

Shtetet e Bashkuara ia kanë ndarë Ukrainës edhe disa sisteme kombëtare të avancuara tokë-ajër (NASAMS).

Ndonëse sistemi Patriot është i dizajnuar për të rrëzuar raketat balistike dhe kërcënime tjera ajrore, ai mund të rrëzojë edhe dronët “kamikazë” të Rusisë, të cilët përdoren shpesh për të goditur infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Mirëpo, përdorimi i sistemeve Patriot për këta dronë – që besohet se kushtojnë mijëra dollarë – do të përbënte strategji shumë të kushtueshme të luftës.

Sa përdoret ky sistem?

Raytheon i ka krijuar më shumë se 240 sisteme Patriot dhe ato aktualisht përdoren nga 18 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Për këtë sistem ka pasur shumë kërkesë edhe në Lindje të Mesme, për shkak të kërcënimit që përbën Irani në rajon.

Sipas Raytheon, sistemi ka shkatërruar më shumë se 150 raketa balistike, prej vitit 2015.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave shkon në mbi 39.000

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Gërxhaliu: Në Kosovë ka tregti spekulative
Telekomi i Kosovës, cak i sulmeve kibernetike
Osmani bën thirrje për formimin e Qeverisë
LDK fiton 7 deputetë më shumë – Abdixhiku: Ringritja është e ngadaltë, por e sigurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?