By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet: Nuk po shohim zbatim të madh të Marrëveshjes drejt normalizimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Chollet: Nuk po shohim zbatim të madh të Marrëveshjes drejt normalizimit
Ballina 1Lajme

Chollet: Nuk po shohim zbatim të madh të Marrëveshjes drejt normalizimit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/18 at 6:47 PM
Kosova Times Published May 18, 2023
Share
SHARE

Pavarësisht se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar, për Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve është marrëveshje ligjërisht e obligueshme, tha këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet i bëri këto deklarata në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ku u diskutua për politikën e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk po shohim zbatim të madh të kësaj marrëveshjeje nga asnjëra palë”, deklaroi Chollet.

Chollet, gjatë fjalës hyrëse tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ato paraqesin sfidën kryesore në këtë rajon. Chollet përsëriti se rruga evropiane e të dyja shteteve nuk mund të ndodhë, nëse ato nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet vete.

Marrëveshja drejt normalizimit, sipas Chollet, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet, duke shtuar se ShBA-ja vazhdon t’i inkurajojë palët që t’i zbatojnë zotimet e tyre.

Zyrtari i lartë i DASh-it tha se ShBA-ja inkurajon liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes, pasi tha se ata duhet të kenë kurajë që të “ndërmarrin rreziqe” që të shtyjnë përpara këtë proces.

Gjatë senacës, senatori Chris Murpy pyeti këshilltarin Chollet për shembujt evropianë, që mund të përdoren nga Kosova si model për themelimin e Asociacionit dhe se si ai nuk do të shndërrohej në një Republikë Sërpska.

“Sipas pikëpamjes sonë, Asociacioni bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të marrin shërbime të barabarta dhe t’iu dëgjohet zëri. Ideja është që serbët në veri të Kosovës të jenë më pak të varur nga Beogradi dhe [Asociacioni] të fokusohet në edukim, shëndetësi dhe zhvillim lokal ekonomik, e gjëra të ngjashme. Kemi qenë shumë të qartë, ne nuk do të pranojmë e as mbështesim diçka që sadopak do t’i ngjasonte Republikës Sërpska. Siç thatë, BE-ja ka dhjetëra shembuj brenda BE-së struktura të ngjashme me Asociacionin, si në veri të Italisë, në Zvicër, në Finlandë, ku ka minoritete, ku ka një lloj shkalle të kontrollit lokal mbi pjesë të jetës së tyre”, tha Chollet.

Në këtë seancë mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Senatori amerikan: S’ka garanci që Asociacioni nuk do të jetë një Republika Sërpska

Ndërkaq, kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim.

Menendez tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Senatori amerikan tha se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion, duke shtuar se Vuçiq po vazhdon të përqafojë narrativë nacionaliste, sikurse ideja për “Serbinë e Madhe” , ashtu siç presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shtyn përpara idenë për “Rusinë e Madhe”.

“Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë”, paralajmëroi Menendez në nisje të kësaj seance të komitetit.

Menendez ngriti pikëpyetje edhe lidhur me vlefshmërinë e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, duke pasur parasysh faktin që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar atë.

Escobar: Nuk duam një Republika Sërpska të re

Escobar tha se ShBA-ja nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Sërpska.

Ai tha se ShBA-ja dëshiron që Kosova të marrë për bazë ndonjë model evropian “që nuk shkel sovranitetin, funksionalitetin apo strukturën kushtetuese” të shtetit.

“Ne duam të shohim që Asociacioni të vendoset nën strukturën kosovare, që ata ta kontrollojnë atë”, deklaroi Escobar. Ai tha se BE-ja veçse ka ofruar disa modele të tilla, që nuk e shkelin kushtetutshmërinë e shteteve.

Escobar tha se pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, presin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. Ai tha se nga Kosova presin që të zbatojnë Asociacionin.

“Nga pala kosovare, njerëzit po presin zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk mund të shmanget Asociacioni që Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian”, tha Escobar.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor po ashtu tha se arritja e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një “hap i madh”.

“Siç e tha edhe Chollet, një pengesë e madhe për arritjen e paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor janë raportet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi për zbatimin e saj ishin hapa të mëdhenj për arritjen e paqes dhe parashikueshmërisë së raporteve mes dy shteteve”, theksoi Escobar.

Një ditë para paraqitjes së tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Chollet zhvilloi biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me të dy zyrtarët, Chollet bisedoi për dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ndërsa porositi palët që të vazhdohet puna e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe duke kërkuar nga palët që t’i shmangin provokimet.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2011. Ky proces, që gëzon mbështetjen e ShBA-së, synon të çojë palët drejt normalizimit të plotë të raporteve.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia në Bruksel arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve dhe më 18 mars, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por kërkon nga palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Po ashtu, Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Asociacioni është prioritet, teksa Escobar ka deklaruar se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin.

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e Asociacionit.

Ky draft është refuzuar nga pala kosovare.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ka hartuar statutin për Asociacionin, me arsyetimin se ky ekip ka përfunduar mandatin me prezantimin e draftit. Por, ky veprim i ekzekutivit kosovar në BE është konsideruar se është në kundërshtim me marrëveshjen e dialogut. Blloku evropian ka shprehur qëndrimin se ky ekip – i përbërë nga katër anëtarë serbë – duhet të jetë funksional deri në miratimin e statutit të Asociacionit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore.

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

Kosova Times May 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Gravurë e vitit 1664: Pushtuesi otoman e solli me shpatë ideologjinë islamike

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
KFOR: Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt
Publikohet kalendari për vitin e ri shkollor, më 2 shtator nis mësimi
Osmani: Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!
Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?