By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse nuk votuan të rinjtë në Shqipëri?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse nuk votuan të rinjtë në Shqipëri?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse nuk votuan të rinjtë në Shqipëri?

Kosova Times
Last updated: 2023/05/18 at 10:08 PM
Kosova Times Published May 18, 2023
Share
SHARE

Në zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri votuan vetëm afro 14 për qind e të rinjve të regjistruar si votues për herë të parë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë proces ishin regjistruar 122.545 votues për herë të parë, por vetëm 16.628 prej tyre e ushtruan të drejtën e votës.

Klea Dehari, studente në vitin e parë në degën e Fizioterapisë thotë se asnjë prej partive politike nuk e ka frymëzuar që të japë votën e saj për të.

“Nuk më intereson shumë politika dhe mendoj se votimi nuk ka ndonjë ndikim të madh në zgjidhjen e problemeve të mia të përditshme. Nuk u besoj politikanëve që momentalisht na përfaqësojnë në Shqipëri dhe nuk mendoj se ata do të jenë të aftë për të bërë ndryshime të rëndësishme. Gjithashtu, nuk kam gjetur ndonjë parti politike që të përputhet me pikëpamjet dhe vlerat e mia, dhe kjo më ka bërë të mos gjej frymëzim për të votuar”, thotë Klea për Radio Evropa e Lirë.

Hygerta Haka është një tjetër e re, e cila për herë të parë pati të drejtë vote, por që nuk e ushtroi.

“Mendoj që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim dhe mendoj që partitë politike aktuale nuk kanë më diçka të re për të sjellë. Si pjesë e brezit të ri mund të them se ne vazhdojmë të mos e shohim të ardhmen brenda vendit, të largohemi dita-ditës, kjo më bën të mos më frymëzoj asnjë nga partitë”, thotë 18-vjeçarja Haka.

E zhgënjyer nga kjo situatë ajo thotë se pret një frymë të re politike.

“Pres diçka të re, diçka që sjell zhvillim, jo premtime boshe nga çdo parti siç ka ndodhur sa herë ka zgjedhje. Mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria të udhëhiqet nga një frymë e re politike”, thotë Hygerta Haka.

Refuzimi i pjesës më të madhe të të rinjve për të votuar në zgjedhjet e 14 majit shihet si mjaft shqetësues për Migen Qiraxhi, drejtuesi i “Qëndresa Qytetare”, një prej organizatave më aktive sa i përket problematikave të ndryshme që shqetësojnë të rinjtë.

“Shifrat flasin për bojkot të të rinjve votues për herë të parë. Besojmë që është një kombinim faktorësh. E dhëna kryesore që ne prej kohësh e komentojmë është ajo që vjen nga sondazhet se 70 për qind apo 79 për qind e të rinjve planifikojnë të lënë vendin, për këtë arsye nuk është i prirë të marrë pjesë në proceset demokratike. Besoj se tjetër element është edhe mungesa e programeve të partive dhe kandidatëve, apo veçanërisht për të rinjtë. Për këtë arsye të rinjtë kanë vlerësuar se nuk kanë pse marrin pjesë, kur nuk flitet edhe për ta”, thotë Qiraxhi.

Ai vlerëson se një tjetër argument është edhe gjuha e përdorur nga politikanët:

“Edhe në këto zgjedhje liderët politikë patën një gjuhë konflikti dhe bullizimi”.

Qiraxhi thotë se për këtë refuzim nga të rinjtë duhet shtuar edhe një tjetër element siç është mungesa e edukimit demokratik, që e kanë gjithë qytetarët, por edhe te të rinjtë.

“Mendoj se puna e të gjithëve, shoqërisë civile, institucioneve, ndërkombëtarëve duhet të nisë pikërisht tek argumenti i fundit që unë përmenda, por që është shumë i rëndësishëm: mungesa e edukimit demokratik. Rëndësia e votave, duhet të futet në kurrikulat shkollore, të kemi fushata më të mëdha ndërgjegjësuese dedikuar të rinjve nga KQZ-ja. Duhet të arrijmë të korrektohet gjuha agresive dhe bullizuese, duhet fokusim te programet e kandidatëve dhe partive. Nëse ndodhin të gjitha këto, kam besim se të rinjtë do të kishin qasje tjetër”, thotë drejtuesi i “Qëndresës Qytetare”.

Për kreun e Kongresit Studentor, drejtues i Portalistudentor.al, Gevio Tabaku, partitë i përdorin të rinjtë për të marrë vota, por ata i bojkotuan sepse nuk e gjejnë veten në asnjë prej tyre.

“Bojkoti i të rinjve është tregues i mungesës së besimit te politika. Ata gjejnë në vendin e tyre pak apo aspak mundësi zhvillimi dhe trajnimi, punësimi, angazhimi dhe kjo i shtyn të mos dalin në zgjedhje. Pjesëmarrja është demoralizuese dhe për vendin, rreth 90 për qind e të rinjve votues për herë të parë nuk kanë dalë të votojnë. Kjo të bën të reflektosh, për të gjetur përgjigjet e shumta pse i kanë bojkotuar. Kryesorja është se të rinjtë janë të painteresuar për angazhim politik dhe se partitë nuk i kanë në fokus – ata i përdorin të rinjtë për të marrë vota, por nuk i përfshijnë as në listat e tyre, as në politikat aktive. I lënë mënjanë si një grupim, koha e të cilëve nuk ka ardhur ende. Bojkoti është revolta e tyre”, thotë Gevio Tabaku.

Në zgjedhjet në Shqipëri edhe pjesëmarrja në tërësi e qytetarëve ishte e ulët.

Vetëm 38.23 për qind e rreth 3 milionë e 600 mijë qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në votime.

Më 14 maj Shqipëria zgjodhi 61 kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Në listat e kandidatëve për kryetarë të bashkive dhe anëtarëve për këshilla bashkiakë kishte shumë pak gra dhe të rinj.

You Might Also Like

Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar

SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian

Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”

Video e pabesueshme nga Gaza: Një foshnjë nxirret e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm izraelit

Kosova Times May 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Qyteti fantazmë me vlerë qindra milionë euro: 587 vila identike që qëndrojnë bosh prej vitesh

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Organizohen xhirot e fundit në ligën e parë për meshkuj dhe femra dhe xhirot e para të fazës së play off për ligën e dytë
Republikani: Putini është një ngacmues i zakonshëm, por kjo nuk është lufta jonë. Kjo është një luftë evropiane.
Dronët ukrainas sulmuan Kalugën
Kelmendi e Sutaj flasin për administrim efikas të pasurive të sekuestruara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?