By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, nënkryetarja – nga radhët e komunitetit serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, nënkryetarja – nga radhët e komunitetit serb
Ballina 1Lajme

Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, nënkryetarja – nga radhët e komunitetit serb

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 2:10 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, më 19 maj ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

Atiq në këtë seancë e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb.

Pas betimit, Atiq para mediave ka thënë se do të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Ne me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të na takojnë, të na vizitojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Atiq në një deklaratë për media pas betimit.

Nënkryetare e Komunës, është zgjedhur Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb (e para në rreshtin e dytë).
Nënkryetare e Komunës, është zgjedhur Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb (e para në rreshtin e dytë).

Kurse, nënkryetarja Axhançiq ka thënë se ajo mendon se është koha për të folur për prioritetet e qytetarëve në veri.

“Qytetarët tanë meritojnë ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë dhe më të mirë. Vendosëm që të kemi një ekip të mirë, bashkëpunim të mirë me qytetarët dhe së bashku do të bëjmë gjithçka që mund të bëhet”, është shprehur Axhançiq.

Ajo ka shtuar se nuk ka pasur takime me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri, por ka paralajmëruar se do ta bëjë një gjë të tillë.

Në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut të premten është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Flamuri i Kosovës në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Flamuri i Kosovës në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Reagimi i Listës Serbe pas betimit të kryetarit

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media të premten, ka thënë se me dhënien e betimit “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

Igor Simiq nga Lsita serbe gjatë konferencës me gazetarë më 19 maj.
Igor Simiq nga Lsita serbe gjatë konferencës me gazetarë më 19 maj.

Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Dhe “nëse vazhdon, përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, tha Simiq duke mos cekur se cilat janë këto mjete.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur “pushtim” ardhjen në detyrë të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, duke thënë se me veprimet e tyre “Kurti dhe Prishtina [zyrtare] duan të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe të provokojnë luftë”.

Ai ka thënë se është e papranueshme që dikush që ka fituar kaq vota tash të udhëheqë komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Simboli i atij pushtimi dhe ajo leckë [flamuri i Kosovës] që e kanë ekspozuar në ndërtesën komunale të Mitrovicës… nuk do të jetë kurrë flamur për ne. Do të qëndrojë atje për aq kohë sa vetë pushtimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë”, ka thënë Petkoviq në një konferencë për media pas betimit të Atiqit si kryetar i komunës.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.

Por, të premten nuk do ta bëjnë betimin edhe tre kryetarët e tjerë të rinj të komunave në veri.

Kur do ta bëjnë betimin kryetarët e tjerë?

Në Komunën e Leposaviqit, kryetar i ri është zgjedhur Lulzim Hetemi nga Vetëvendosje, në atë të Zveçanit, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Zubin Potokun do ta udhëheqë Izmir Zeqiri, po ashtu nga PDK-ja.

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale në Kosovë, janë 30 ditë afat pasi që certifikohen zgjedhjet për kryetarë të komunave, deri kur kryetarët duhet ta bëjnë betimin para Kuvendit Komunal për të marrë detyrën.

Përndryshe humbasin mandatin.

Megjithatë, sipas ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në ato komuna ku kuvendi komunal nuk është konstituuar ende, ekzistojnë edhe disa afate ligjore dhe procedura deri të nisë rrjedhja e afatit ligjor prej 30 ditësh për kryetarin.


Pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, mbeten të bëjnë betimin edhe ata të komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Nga të tri këto komuna, vetëm Zubin Potoku ka asamble funksionale.

“I kemi dy situata. Kemi dy kuvende komunale njëjtë sikur Mitrovica e Veriut ku ka kuvend ku duhet të organizohet vetëm seanca e dhënies së betimit të kryetarit”, tha Krasniqi, pa treguar se kur pritet të bëhet betimi për kryetarin e Zubin Potokut.

Siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, ministri Krasniqi pritet të mbajë takim me disa prej kryetarëve të zgjedhur për të diskutuar për datat dhe mënyrat e mundshme për të bërë betimin.

Për dallim nga Mitrovica e Veriut, ku ekziston një ndërtesë komunale që punon sipas sistemit të Kosovës, në komunat e tjera në veri, deri më tani, autoritetet lokale të Kosovës ishin të vendosura në ndërtesat e të ashtuquajturave organe të përkohshme që punojnë sipas sistemit serb. Po ashtu, në disa komuna, deri më tani krerët e komunave kanë qenë të njëjtë si në sistemin e Kosovës, ashtu edhe në atë serb.

Izmir Zeqiri, kryetar i zgjedhur i Zubin Potokut, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se janë në bisedime se ku mund ta bëjë betimin, meqë afati ligjor për të përfundon më 28 maj.

“Ne mendojmë të bëhet aty (te objekti komunal) mirëpo nëqoftëse Ministria vendos për ndonjë objekt tjetër komunal, jemi në harmoni me Ministrinë”, tha Zeqiri.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha më 18 maj se nuk duhet përdorur forca për të fituar qasje në ndërtesat komunale në veri.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe rritja e tensioneve në terren.

“Ne presim nga kryetarët e zgjedhur që të ushtrojnë rol teknik, në vend të atij politik, dhe të ndërmarrin veprime që nuk shihen si përshkallëzuese”, tha Hovenier.

Kryetarët e rinj të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, e kanë pranuar se do të jetë sfidë për ta dhe kabinetet e tyre qasja fizike në objektet e komunave, sepse në to janë të pranishme edhe strukturat e e të ashtuquajturave organe të përkohshme, që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar për REL-in më 23 prill se kryetarët e rinj nuk do të kenë probleme në punën e tyre, dhe sipas tij, ata “do të punojnë normalisht në objektet shtetërore të Kosovës” dhe se “të gjitha objektet e administratës në Republikën e Kosovës janë pronë e shtetit”.

Si është atmosfera në veri?

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me banorë nga të gjitha komunat në veri, shqiptarë dhe serbë, të cilët kanë shprehur qëndrime dhe pritje krejtësisht të ndryshme. Pjesëtarët e komunitetit serb kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët e rinj që do të punojnë sipas sistemit të Kosovës, ndërsa shqiptarët në përgjithësi kishin disa pritshmëri, duke shpresuar në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, Lista Serbe deklaroi se nuk i njeh rezultatet zgjedhore.

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, deklaroi se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje.

“Është në dorën tonë që së bashku me vendin tonë, Serbinë, dhe me presidentin Aleksandar Vuçiq ta vazhdojmë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre”, deklaroi ai më 23 prill.

Cili është qëndrimi i Serbisë?

Beogradi zyrtar e ka mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke thënë se autoritetet në Prishtinë duan “ta pushtojnë” veriun.

Më 18 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje serbëve që ta ruajnë paqen, teksa kryetarët e rinj të katër komunave, i quajti “të rremë”.

“Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata [kryetarët e rinj] nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”, tha Vuçiq.

Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare

Bashkësia ndërkombëtare ka njohur ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 23 prillit, por ka shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen në zgjedhje të partive nga komuniteti serb.

Megjithatë, Bashkimi Evropian ka vlerësuar se ka pasur një pjesëmarrje të vogël të votuesve në zgjedhje dhe se zgjedhjet në veri “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike”. Nga blloku evropian u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje politike, në bazë të së cilës, serbët do të ktheheshin në institucionet e Kosovës.

Po ashtu, edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen e partive serbe në veri. Më 23 prill, Uashingtoni tha se do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e kaluar. Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës që obligonte shoferët me makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i riregjistronin ato në targat legale RKS – Republika e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bogujevci me ambasadorin e Irlandës mbi thellimin e bashkëpunimit

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
KDI: Institucionet nde nuk kanë nisur së zbatuari vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Kosova, temë diskutimi në samitin e Moldavisë
Ndalimi i alkoolit në Islam dhe si zbatohet ai
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe vranësira mesatare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?