By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fqinji tradhtar?: Frika në Herson pas dëbimit të forcave ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fqinji tradhtar?: Frika në Herson pas dëbimit të forcave ruse
Rajon / Botë

Fqinji tradhtar?: Frika në Herson pas dëbimit të forcave ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 8:54 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Reuters

Valentyna Haras deklaron se nuk është tradhtare.

Megjithatë, muret e oborrit të saj në qytetin ukrainas, Herson, janë të mbushura me mbishkrime që e veçojnë atë si bashkëpunëtore ruse.

“Rashist” – shprehje ukrainase për fashizmin rus – i shkruan me të kuqe.

Edhe simboli “Z” – i luftës së Rusisë në Ukrainë, shihet, po ashtu, në oborrin e saj.

Frika dhe dyshimet ndihen në çdo rrugë të Hersonit, qytet në jug të shtetit, i cili është pushtuar nga forcat ruse për tetë muaj.

Valentyna Haras qëndron jashtë shtëpisë së saj pranë grafiteve me shkronjën Z, të pikturuar nga fqinjët, e cila është bërë simbol i ushtrisë ruse.
Valentyna Haras qëndron jashtë shtëpisë së saj pranë grafiteve me shkronjën Z, të pikturuar nga fqinjët, e cila është bërë simbol i ushtrisë ruse.

Ushtria ruse është dëbuar nga ky qytet në nëntor të vitit të kaluar.

Qyteti është duke u përballur me bombardime të njëpasnjëshme.

Por tani, pasi kanë kaluar gjashtë muaj pas pushtimit, fqinjët nuk i besojnë njëri-tjetrit.

Tradhtarët mund të jenë gjithandej.

Haras, administratore distrikti, ka thënë se katër ushtarë ukrainas i kanë trokitur në derë, më 26 nëntor, disa ditë pas largimit të trupave ushtarake ruse, dhe e kanë akuzuar për bashkëpunim – krim i ndëshkueshëm me 10-15 vjet burgim.

Valentyna Haras.
Valentyna Haras.

Ata ia kanë bastisur shtëpinë, ia kanë konfiskuar telefonin dhe kompjuterin dhe kanë cituar ankesa nga fqinjët se ajo i ka inkurajuar banorët që të marrin pasaporta ruse, ka shtuar ajo.

Haras, 74-vjeçare është marrë në pyetje nga policia, ndonëse nuk është arrestuar, dhe as nuk është akuzuar për ndonjë krim.

Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj dhe ka thënë se nuk e kupton pse është shpallur bashkëpunëtore, duke shtuar se është gëzuar kur rusët janë dëbuar.

“Sinqerisht, nuk e di”, ka thënë ajo me lot në sy. “Nuk më kanë gjetur asgjë”.

Por, fqinja e saj, Iryna Nechevilova, mendon ndryshe.

“Ajo hapur i ka mbështetur rusët dhe u ka thënë të gjithëve që Rusia është e mrekullueshme, që ajo është ndier shumë keq nën regjimin ukrainas”, ka thënë Nechevilova.

“Njerëzit kanë pritur që ajo do të largohet menjëherë. Ne kemi nisur akuza kundër saj qe disa muaj. Mirëpo, ajo nuk është larguar dhe njerëzit janë shokuar”.

Një mbishkrim me shkronjën Z, i cili është bërë simbol i ushtrisë ruse, shihet në murin e kopshtit të 74-vjeçares Valentyna Haras, ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, Herson, Ukrainë, maj 2023.
Një mbishkrim me shkronjën Z, i cili është bërë simbol i ushtrisë ruse, shihet në murin e kopshtit të 74-vjeçares Valentyna Haras, ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, Herson, Ukrainë, maj 2023.

Policia në një stacion lokal, ku besohet të jetë marrë në pyetje gruaja, nuk ka pranuar të flasë për këtë rast.

As ushtria ukrainase nuk ka pranuar ta komentojë këtë rast.

Akuzat për bashkëpunime me Rusinë janë bërë temë ditore nëpër Ukrainë, në rajonet ku janë larguar forcat pushtuese ruse.

Rusia ka humbur më shumë se 40 për qind të territorit që e ka pushtuar, pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit të kaluar.

Aktualisht, Rusia e kontrollon një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin e Krimesë, ka thënë Oleksandr Musiyenko, analist ushtarak me bazë në Kiev.

Më shumë se 5.300 raste të bashkëpunëtorëve janë regjistruar në gjithë shtetin, sipas faqes së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Ende nuk është e qartë se në çfarë faze të trajtimit janë këto raste.

Bombardimet ditore të Rusisë

Tensionet në Herson janë ashpërsuar, si pasojë e bombardimeve ditore të ushtrisë ruse, e cila është shtrirë në anën e kundërt të Lumit Dnjepër.

Disa familje janë ndarë, pasi anëtarët e familjeve jetojnë në anë të ndryshme të lumit.

Në një ditë me bombardime intensive në maj, të paktën 23 persona kanë vdekur në qytet, dhe shumë banesa janë shkatërruar.

Kur rusët e kanë kapur Hersonin, ata e kanë mbajtur një referendum, nëse qyteti dhe rajonet përreth duhet të bëhen pjesë e Rusisë.

Kievi dhe Perëndimi nuk e kanë njohur këtë referendum të organizuar nga Rusia.

Reuters ka biseduar me pesë banorë, të cilët kanë thënë se dyshojnë që disa banorë apo zyrtarë, kanë bashkëpunuar me pushtuesit rusë.

Prej kur është rikthyer kontrolli i qytetit, nëpër gjykata janë dërguar 152 raste me akuza për bashkëpunime me Rusinë, kanë thënë autoritetet lokale.

Në to janë përfshirë 162 njerëz, përfshirë ligjvënës lokalë, zyrtarë policorë, mjekë, biznesmenë dhe banorë tjerë.

Katërmbëdhjetë persona është thënë se janë shpallur fajtorë, përfshirë disa që kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në referendum.

Hersoni – bashkë me disa pjesë tjera të shtetit – nuk ka gjykata funksionuese, për shkak të konfliktit, prandaj procesi ngadalësohet sepse gjyqet duhet të mbahen në rajone tjera, kanë thënë zyrtarët lokalë.

https://youtu.be/g_wx–tLp8I

Megjithatë, gjithë këto raste mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Tradhtarë apo të mbijetuar?

Nëse kundërofensiva e planifikuar ukrainase do të realizohet këta muaj, dhe rusët do të dëbohen edhe nga territore tjera, shumë qytete e qyteza pritet të përballen me atë që po e përjeton Hersoni sot.

Rastet e bashkëpunëtorëve mund të shpërfaqin zgjidhjet e vështira që duhet të bëjnë njerëzit, kur tentojnë të jetojnë nën pushtim.

Shembull, disa bujq mund të përballen me gjyq, sepse i kanë regjistruar fermat e tyre sipas rregullave ruse, sa kanë qenë nën pushtim, vetëm për ta mbajtur biznesin gjallë, sipas grupit lobues, Këshilli Agrar Ukrainas.

Këshilli citon raste kur një bujk, i cili është larguar nga ferma e tij në rajonin Zaporizhja, pasi rajoni është pushtuar nga rusët.

https://youtu.be/T9aUZ8rJjPE

Ai ua ka lënë biznesin punëtorëve, të cilët është dashur të regjistrohen me rusët dhe të marrin pasaporta ruse, dhe tani shqetësohet se ata mund të gjykohen, pasi të përfundojë konflikti.

Disa grupe lobuese kanë thënë se ligjet për bashkëpunëtorët janë të mjegullta dhe mund të ndryshohen, për të reflektuar realitetin e njerëzve që kanë tentuar të jetojnë në pushtim.

Apo, siç ka thënë Këshilli Agrar Ukrainas, për ta dalluar se “kush është tradhtar dhe kush ka punuar për mbijetesë”.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer

Kosova Times Kosova Times August 12, 2023
Sveçla: Është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave për rastin e Banjskës
Drita mposht Suharekën
Hapja e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, Von der Leyen: Begaton Shqipërinë dhe rajonin
Ukraina sulmoi një aeroport ushtarak në rajonin e Saratovit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?