By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Castelmezzano në Italinë Jugore: Vendi ku ka më shumë gjasa të shihni një shtrigë sesa një autobus
February 1, 2026
Supë e trashë me spinaq për forcë dhe shëndet
February 1, 2026
Salmon në marinadë miso: I thjeshtë dhe plot shije
February 1, 2026
Një pjatë e preferuar egjiptiane për mbledhje dhe dreka familjare
February 1, 2026
SpaceX bllokoi përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia e vendos prokurorin e GjNP-së në listën e personave të kërkuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia e vendos prokurorin e GjNP-së në listën e personave të kërkuar
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia e vendos prokurorin e GjNP-së në listën e personave të kërkuar

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 6:55 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Autoritetet ruse e kanë vendosur prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, në listën e personave “në kërkim”, pasi gjykata me bazë në Hagë, ka lëshuar fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, në mars të këtij viti.

Fotografia e Khanit tani është në databazën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Në njoftim, ai përshkruhet si burrë i lindur më 30 mars 1970, në Skoci, mirëpo aty nuk përmendet asnjë shkelje.

Në muajin mars, Rusia e ka nisur një rast penal ndaj Khanit, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarrestim ndaj Putinit, me akuzat për krimin e luftës – dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Gjykata ka lëshuar fletëarrestim edhe ndaj Maria Lvova-Belovas, Komisionares ruse për të Drejta të Fëmijëve.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, ka thënë në mars se Khan është hetuar për “gjykim penal të një personi, që është i pafajshëm”.

Ai është duke u hetuar edhe nën dyshimet se ka përgatitur “një sulm ndaj një përfaqësuesi të një shteti të huaj që gëzon mbrojtje ndërkombëtare”, kanë thënë hetuesit.

Kievi ka thënë që më shumë se 16.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Rusia, e cila nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka thënë se fletarrestimet janë të “pavlefshme”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur vendimin e gjykatës si “historik”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pati thënë se fletarrestimi ndaj Putinit ka qenë “i justifikuar”.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

SpaceX bllokoi përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia

Irani shpall ushtritë evropiane organizata terroriste

Trazira të mëdha në Itali, dhjetëra oficerë policie të plagosur, Giorgia Meloni në gjendje shoku

Axhenda ndërkombëtare

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trupi gjykues aprovon tërheqjen e Kehoes si mbrojtës i Thaçit

Kosova Times Kosova Times February 15, 2024
“E shijshme – dhe pike”, e cila zëvendësoi McDonald’s, doli të jetë joprofitabile
GRU ka krijuar një PMC fantazmë, Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione kundër Redut
Humbin dy vajza, policia në kërkim të tyre
Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?