By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqësit e G7-ës pajtohen t’i shtojnë sanksionet kundër Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Udhëheqësit e G7-ës pajtohen t’i shtojnë sanksionet kundër Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Udhëheqësit e G7-ës pajtohen t’i shtojnë sanksionet kundër Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 2:54 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Gjatë një samiti në Japoni më 19 maj, krerët e vendeve të industrializuara të Grupit Shtatë (G7) njoftuan për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë, zyrtarët ukrainas të sigurisë konfirmuan se presidenti Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në këtë takim që po zhvillohet në Hiroshimë.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit e G7-ës thanë në një deklaratë të përbashkët se sanksionet e reja do të ndikojnë në “eksportet e makinerive industriale, mjeteve dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të rindërtuar makinerinë e saj të luftës”.

Në këtë deklaratë thuhet se grupi do të vazhdojë të punojë për të pakësuar të ardhurat që Rusia i fiton nga tregtia e saj në metale dhe diamante.

Më herët gjatë ditës Britania njoftoi sanksione të reja kundër 86 qytetarëve rusë dhe subjekteve juridike që synojnë teknologjitë e avancuara ushtarake dhe importet e diamanteve për të shkurtuar “burimet e të ardhurave” të Moskës.

Më herët, një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë tha se Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7-ës.

“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj presidenti jonë do të jetë i pranishëm, që është absolutisht thelbësore për të mbrojtur interesat tona”, tha për televizionin shtetëror Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Zelensky do të marrë pjesë në mbledhjen më 21 maj, ditën e tretë dhe të fundit të samitit.

Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se ka mbërritur më 19 maj në qytetin e Arabisë Saudite, Jedah, për të marrë pjesë në një samit të Ligës Arabe.

“Duke filluar vizitën time të parë ndonjëherë në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e Ukrainës me botën arabe”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se do të takohej me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Al-Hadath TV, një stacion televiziv në pronësi saudite, raportoi se Zelensky udhëtoi për në Jedah me një aeroplan të qeverisë franceze.

Rusia ka vazhduar të sulmojë qytetet ukrainase me sulme ajrore dhe raketore, duke rënduar luftimet e ashpra për kontrollin e qytetit lindor të Bahmutit.

Kievi u shënjestrua përsëri nga dronët e prodhuar nga Irani gjatë natës, sulmi i tillë i 10-të që nga fillimi i muajit, por të gjithë ata u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e kryeqytetit, tha më 19 maj Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.

“Kjo taktikë e Kremlinit është një përpjekje për të mposhtur forcat tona kundërajrore dhe për të ushtruar presion psikologjik mbi civilët “, shkroi Popko në Telegram.

Mbrojtja ajrore ukrainase tha më 19 maj se kishte rrëzuar 16 dronë dhe një raketë lundrimi gjatë natës, pa specifikuar vendndodhjen.

Shpërthime u raportuan në rajone gjerësisht të ndara, duke përfshirë Krivi Rih në Ukrainën qendrore dhe Rivne dhe Lutsk në perëndim.

Sulmet e fundit erdhën pasi zyrtarët në rajonet lindore të Donjeckut dhe Harkivit thanë më 19 maj se tre civilë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse të një ditë më parë.

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në Donjeck, sipas Pavlo Kyrylenko, që është kreu i administratës rajonale të Donjeckut.

Një burrë u vra dhe dy u plagosën në një sulm me raketa në një fshat në Harkiv, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.

Në 24 orët e fundit, ushtria ukrainase raportoi se Rusia kreu 39 sulme raketore, 39 sulme ajrore dhe lëshoi 50 sisteme raketash në vijën e frontit në Ukrainë. Qyteti i Bahmutit mbetet pika kryesore e betejave intensive.

“Armiku vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në vijën e frontit Liman-Bahmut-Avdivka-Marinka, ku u zhvilluan 29 përleshje luftarake gjatë ditës së kaluar. Betejat më të nxehta po zhvillohen për Bahmut dhe Marinka”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në raportin e tij të mëngjesit të 19 majit.

Në Uashington, një zëdhënëse e Pentagonit tha se një sistem i mbrojtjes raketore Patriot i dëmtuar në një sulm ajror rus në Kiev disa ditë më parë u riparua.

“Ajo që mund të konfirmoj është se një sistem Patriot është dëmtuar, por ai tani është rregulluar dhe është plotësisht funksional”, tha Sabrina Singh në një konferencë për media.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Sadriu: Nxënësit nuk do t’i kenë librat më 1 shtator në banka

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Edhe AAK kërkon shfuqizimin e vendimit për rritje të tatimit në pronë!
Faris Karabaxhaku e Feroza Smajli dhe Amant Sejdiu e Maxhire Sojeva, kampion të kampiotatit individual të Kosovës për U9 dhe U13
Kurti: Suksesi i artistëve tanë shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës
LSDM-ja dhe VMRO-ja refuzojnë kushtin e BDI-së për presidentin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?