Në një objekt në Ferizaj janë të vendosura dy shkolla: gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika”.
Por, gjendja në këto dy shkolla është krejtësisht e ndryshme.
Në të vijojnë mësimin 1.300 nxënës, por ata që ndjekin mësimin në gjimnaz, kanë banka të dëmtuara, dyer të thyera e tualete në gjendje të keqe.
Ndërkaq, nxënësit e mjekësisë kanë kushte më të mira, pasi në pjesën ku është vendosur kjo shkollë, pa pasur investime, në bashkëpunim me prindërit.