Shtetasi serb Antun Mrdezha (47), i cili u etiketua nga mediat kolumbiane si një bos i rëndë droge, arriti të arratisej nga aeroporti i Medellinit, pas bujës që u krijua kur një grup sulmuesish të maskuar qëlluan ndaj policëve që po e shoqëronin. Në vend që të ekstradohej në Itali, e cila lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të, serbi u zhduk në xhunglën kolumbiane.
Mrdeža u kërkoi policëve që po e shoqëronin të pinin pak ujë sepse kishte etje, gjë që e lejuan. Ky ishte sinjali për grupin e sulmuesve, të cilët u nisën drejt aeroportit me dy makina luksoze, për të nisur të qëllojnë drejt daljes dy të aeroportit Jose Maria Cordova.
U ngrit paniku, pati një shkëmbim zjarri në të cilin fatmirësisht nuk pati të lënduar, por kur cdo gje u qetesua efektivët e policisë kishin parë që Antuni ishte larguar.
Nga këqyrja e kamerave të vëzhgimit, policia ka konstatuar se serbi ka hipur në një nga makinat me të cilat sulmuesit kanë shkuar në aeroport, një “Audi” e zezë. Filluan kërkimet për limuzinën, e cila u gjet të nesërmen në një rrugë fshati afër Medellinit, por nuk kishte asnjë shenjë apo zë as nga Antun Mrdezha dhe as nga ndihmësit e tij.
Në momentin e parë u bë e ditur se në të vërtetë ishte shtetasi italian Nicola Boros, por me kontrollin u konstatua se bëhej fjalë për një identitet të rremë dhe se në fakt ishte Antun Mrdezha, serb, i cili bën pjesë në një. kartel ndërkombëtar te drogës që lidhej me Italinë, Spanjën, Serbinë dhe Kolumbinë, shkruan “ El Columbiano ”.
Arrestimi pas kthimit nga Republika Domenikane
Ai u arrestua pak më shumë se një javë më parë, pasi kishte ardhur nga Republika Domenikane dhe kishte me vete dokumente false italiane. Megjithatë, u konstatua se kush ishte në të vërtetë dhe se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër i kuq i Interpolit për trafik droge.
Megjithatë, përkundër të gjitha masave paraprake, Mrdeža dhe bashkëpunëtorët e tij arritën të organizonin një arratisje dhe autoritetet kolumbiane urdhëruan një hetim për mënyrën sesi mundi të arratisej bosi serb i drogës dhe kush ishin të gjithë në dijeni të planit për ekstradimin e tij në Itali.
Shefi i tij është një italian i rrezikshëm
Sipas mediave italiane, Mrdezha është pjesë e një karteli ndërkombëtar droge me në krye kriminelin italian Petro Fotia, i cili u arrestua në mars të këtij viti në Itali. Ata akuzohen për kontrabandë të heroinës, kokainës dhe drogave sintetike në territorin e Evropës Perëndimore. Ky grup kriminal merrej edhe me trafik armësh.
Pas arrestimit në Itali, është lëshuar fletarrest për 13 anëtarë të kësaj organizate, e cila është e lidhur me ‘Ndranghetën’ kalabriane, mes të cilëve dy shtetas serbë. Mes tyre ishte edhe Mrdezha, detyra e të cilit ishte të udhëtonte rregullisht në Kolumbi, ku kishte kontakte të mira me prodhuesit e kokainës dhe të negocionte me ta blerjen e drogës që transportohej kryesisht në Spanjë dhe Itali.
Meqë ra fjala, Mrdezha nuk është serbi i parë që shfaqet në “kronikën e zezë” të Medellinit, një prej qyteteve më famëkeqe në Kolumbi, por edhe në botë. Katër vjet më parë, në mars 2019, Vladimir Vidakoviq (30) nga Pancevo vdiq në një pikë karburanti në atë qytet.
Vdekja e tij mbetet e paqartë edhe sot e kësaj dite, dhe ajo që dihet është se ai ka qëndruar për një kohë në Medellin, duke jetuar në kembe te lartë, por më pas është shfaqur në një pikë karburanti, krejtësisht i dehur. Ka tentuar të pijë benzinë, punonjësit kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar Vidakoviqin dhe ai vdiq, dhe u spekulua se ai në të vërtetë ishte vrarë – helmuar dhe se ai u përpoq të shpëtonte duke pirë benzinë. Dyshohet se Vidakoviq u përpoq të krijonte lidhje me bosët lokalë të drogës për blerjen e kokainës.
Ai është vëllai më i vogël i Millosh Vidakoviqit, i cili u vra në Budva në vitin 2013. Millosh Vudakoviq, i cili ishte shumë më i famshëm se Vladimiri, u likuidua nga anëtarët e klanit të Sharanoviçit, ndërsa Millosh Vojinoviç ishte ekzekutuesi i drejtpërdrejtë. Në atë kohë, klani i Sharanoviqit ishte “në luftë” me klanin Luka Bojoviq, por Millosh Vidakoviq-in në fakt e vranë për shkak të inatit ndaj njerëzve që ishin të afërt me anëtarët e klanit Sharanoviq dhe jo për ndonjë lidhje të mundshme me Luka Bojoviq.