Bordi i Drejtorëve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) njofton se ka ndarë 60 milionë euro për projektet e Qeverisë serbe.
Kompania ruso-serbe, në të cilën Gazprom Neft është aksionari kryesor, mbështet nisma të tilla. NIS prej shumë vitesh është partneri kryesor i klubit të futbollit Partizani.
Sipas të dhënave nga të Regjistrit të Letrave me Vlerë, Gazprom është i treti në listën e aksionarëve për nga numri i aksioneve në NIS.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se rusët kanë ende kontroll mbi kompaninë NIS me 56.15 për qind pronësi, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind.
Në Serbi operon edhe kompania ruse e naftës Lukoil, e cila është gjithashtu nën kufizime ekonomike.
Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë euro, ka marrë 51 për qind të pronësisë në ish-gjigantin serb të naftës.
Në krye të shtetit serb në atë kohë ka qenë Partia Demokratike e Serbisë, e udhëhequr nga kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe Partia Demokratike e presidentit të atëhershëm Boris Tadiq.