By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih
February 2, 2026
Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja
February 2, 2026
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të disidentëve rusë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të disidentëve rusë
Ballina 2Rajon / Botë

Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të disidentëve rusë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/21 at 1:33 PM
Kosova Times Published May 21, 2023
Share
SHARE

Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmimin e mundshëm të disidentëve rusë në Berlin, pasi një gazetar dhe aktivist raportoi probleme shëndetësore, pas një takimi të disidentëve në kryeqytetin gjerman, në muajin prill, tha policia gjermane, raporton AFP.

“Hetimi është në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës i policisë së Berlinit për AFP-në, duke konfirmuar raportin e gazetës gjermane Die Welt.

Pas një takimi të disidentëve rusë në Berlin, më 29 dhe 30 prill, dy pjesëmarrës shfaqën probleme shëndetësore, njoftoi këtë javë një agjenci e mediave hulumtuese ruse.

Takimi u organizua nga ish-oligarku i mërguar dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Një nga pjesëmarrësit, gazetar që u largua së fundmi nga Rusia, përjetoi simptoma të paspecifikuara gjatë ngjarjes dhe tha se ato mund të kenë filluar më herët.

Atij iu desh të trajtohej në Spitalin universitar Charite në Berlin, ku edhe lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u trajtua nga helmimi, në gusht të vitit 2020, raporton AFP-ja.

Një tjetër pjesëmarrëse, Natalia Arno, drejtore e organizatës joqeveritare Fondacioni Rusia e Lirë në ShBA, ndjeu simptoma kur udhëtoi për në Pragë, pas takimit në Berlin.

Ajo gjithashtu zbuloi se dhoma e saj e hotelit ishte e hapur, raportoi agjencia. Të nesërmen, ajo udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara, ku jeton gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Atje, ajo iu drejtua për ndihmë spitalit dhe autoriteteve kompetente.

Këtë javë, në Facebook, Arno përshkroi simptomat, dhimbje të forta dhe mpirje. Ajo ka shkruar se simptomat e para të çuditshme janë shfaqur edhe para se të arrinte në Pragë dhe shtoi se ndihet më mirë, por se këto simptoma nuk janë zhdukur plotësisht.

Vitet e fundit, disa kundërshtarë të Kremlinit janë helmuar jashtë vendit, por dhe në Rusi. Moska mohon që shërbimet e saj sekrete janë përgjegjëse për diçka të tillë. Ndërkohë, laboratorët evropianë kanë konfirmuar se Navalny është helmuar me helmin sovjetik Novichok.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times May 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Medvedev: Trump ka mbajtur anën e një Evrope të çmendur. Ky është një akt lufte

Kosova Times Kosova Times October 23, 2025
KPK refuzon marrëveshjen për kthim në punë të kryeprokurorit Ramiz Buzhala
Ambasada amerikane në Moskë kërkoi lirimin e Vladimir Kara-Murza
Costa: Anëtarët e BE-së dhe NATO-s janë të gatshëm të rrisin shpenzimet e mbrojtjes mbi 2 përqind të PBB-së
Pas dyerve të mbyllura. Si i ndjek penalisht Rusia kundërshtarët e saj në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?