By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parashikimi i motit në Shqipëri
June 26, 2025
Ngjarjet e datës 26 qershor
June 26, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta
June 26, 2025
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell, Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Borrell, Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell, Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/05/22 at 6:18 PM
Kosova Times Published May 22, 2023
Share
SHARE

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë.

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej tyre [shteteve të Ballkanit Perëndimor] që janë plotësisht në përputhje me sanksionet [kundër Rusisë]. Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëshme për interesin kombëtar të Serbisë”, tha Borrell.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel të ministrave të bllokut, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim që u mbajt më 22 maj, morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell po ashtu porositi shtetet që nuk kanë përshtatur politikën e jashtme me atë të BE-së, që të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke mos ndjekur shembullin e Brukselit.

Ndërkaq, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell u bëri thirrje palëve që të zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga ky proces dhe t’i japin fund tensioneve dhe deklaratave e sjelljeve provokuese. Ai tha se rruga drejt integrimit evropian shkon përmes bashkëpunimit dhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se gjatë takimit, disa ministra theksuan rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Natyrisht që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej temave që sfidojnë rajonin tonë. Unë kam paraqitur qëndrimin e Republikës së Kosovës që ne marrëveshjen që kemi lidhur në Bruksel dhe fazën e implementimit në Ohër e shohim si një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe që presim nga Serbia – edhe pse sinjalet janë jo të mira, ngase edhe ju jeni dëshmitarë se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, ministri i Jashtëm [serb, Ivica] Daçiq, por dhe shumë të tjerë, në vazhdimësi jo vetëm që refuzojnë implementimin, por edhe mohojnë ekzistencën e një marrëveshje të tillë”, tha Gërvalla pas takimit.

Ajo po ashtu tha se takimi me zyrtarët e BE-së ishte i “frytshëm” dhe u diskutua për sfidat që po përballet Evropa dhe Ukraina, por edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Është e rëndësishme që të takohemi sa më shpesh që të mundemi sepse nga ky dialog ne shpresojmë që të kemi një proces më të mirë dhe më të shpejtë të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ajo.

Gërvalla tha po ashtu se në takim disa pjesëmarrës “theksuan se është e rëndësishme që të gjitha shtetet e rajonit të mbështesin politikën e jashtme të BE-së dhe se sanksionet janë pjesë e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Evropës”.

BE-ja paraprakisht njoftoi se temat kryesore të këtij takimi, përveç raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishin edhe situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu është thënë se BE-ja do të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm i Suedisë Tobias Billstrom, vendi i së cilit ka kryesimin e radhës së BE-së, tha në prag të takimit se “vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE, por ne do të vazhdojmë të presim nga ta përshtatje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grliq-Radman tha se Kroacia mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por po ashtu kërkon që ato vende të respektojnë vlerat evropiane dhe të bashkëpunojnë në disa fusha, përfshirë edhe çështjen e imigrimit ilegal.

Deri tani, të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë, kanë mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Për më tepër, në vitin e fundit, përshtatja e Serbisë me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme është zvogëluar edhe më shumë.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim edhe për kërcënimet që dëgjohen në Bosnje e Hercegovinë për rrezikimin e integritetit territorial të këtij vendi. Thirrje të tilla vazhdojnë të vinë nga lideri i Serbëve të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik.

Pas udhëzimeve që liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë nga samitet e Bërdos në vitin 2021 dhe Tiranës në vitin 2022, Bashkimi Evropian ka asistuar partnerët që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për t’u përballur me kërcënimet hibride, posaçërisht ato kibernetike dhe me fushatat e manipulimit dhe ndërhyrjes nga faktorë të jashtëm.

BE-ja ka përfshirë vendet e rajonit edhe në planet e përbashkëta për të parandaluar aktet terroriste.

Të gjitha këto do të jenë edhe tema për të cilat ministrat e BE-së dhe kolegët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do t’i diskutojnë në takimin e tyre të përbashkët.

You Might Also Like

Serbia arreston tre persona

Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan

Specialja hodhi poshtë kundërshtimet n`rastin e administrimit të drejtësisë RTKlive

Armenia arreston kryepeshkopin për komplot të dyshuar për grusht shteti

NATO vendos të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri më 2035

Kosova Times May 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Analistët: Bisedimet për armëpushimin në Gazë, të rëndësisë kritike
KEK: Gjatë këtij viti me performancë dukshëm më të mirë se vitin e kaluar
Çitaku kërkon transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit
Peizazhin politik të Gjermanisë e rrezikon rritja e forcave të ekstremit të djathtë dhe të majtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?