By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 100 laureatë të Nobelit kërkojnë lirimin e Byalyatskit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbi 100 laureatë të Nobelit kërkojnë lirimin e Byalyatskit
Ballina 2Rajon / Botë

Mbi 100 laureatë të Nobelit kërkojnë lirimin e Byalyatskit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/22 at 1:58 PM
Kosova Times Published May 22, 2023
Share
SHARE

Njëqindetre laureatë të Çmimit Nobel kanë nënshkruar një letër duke kërkuar lirimin e fituesit të Nobelit të Paqes për vitin 2022, bjellorusin Ales Byalyatski.

Aktivisti bjellorus për të drejtat e njeriut në këtë letër përshkruhet si simbol shprese dhe frymëzimi për kolegët në mbarë botën.

Apeli për lirimin e tij është publikuar në faqen e klubit ndërkombëtar PEN International.

Në letër theksohet se Byalyatski “ia kushtoi jetën e tij promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Bjellorusi” duke “guxuar të thërriste Aleksandër Lukashenkan të jepte llogari për shtypjen e tij të pamëshirshme, të vazhdueshme dhe sistematike të zërave të pavarur”.

Në mesin e nënshkruesve janë laureatët e çmimit në kimi, mjekësi dhe fiziologji, fizikë, ekonomi, letërsi dhe paqe.

Dy laureatë – astronomi 87-vjeçar Robert Woodrow Wilson dhe mikrobiologu 91-vjeçar Hamilton Smith – e fituan çmimin në vitin 1978.

Midis nënshkruesve janë dy rusë, fituesi i Çmimit të Paqes Dmitry Muratov dhe fizikani Konstantin Novosyolov.

Autorët e letrës kërkojnë lirimin dhe heqjen e akuzave jo vetëm ndaj Byalyatskit, por edhe ndaj anëtarëve të tjerë të organizatës për të drejtat e njeriut Viasna, të themeluar prej tij.

Gjashtëdhjetë vjeçari Byalyatski u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022 për punën e tij për të drejtat e njeriut. Ai ndodhet në burg që nga viti 2021.

Aktivisti veteran u dënua me 10 vjet burg në mars me akuza për kontrabandë dhe evazion fiskal dhe për organizim të protestave kundër sundimtarit autoritar, Alyaksandër Lukashenka.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë quajtur dënimin e motivuar politikisht.

Më 21 maj, në Bjellorusi, me iniciativën e aktivistëve të të drejtave të njeriut, shënohet Dita e Solidaritetit me të Burgosurit Politik. Aksione në mbështetje të tyre u zhvilluan në dhjetëra qytete evropiane.

Sipas organizatës Viasna, të paktën 1,525 të burgosur politikë mbahen në burgjet e Bjellorusisë.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times May 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Rizvanolli: Energjia e shpenzuar në veri nuk duhet të paguhet nga Qeveria

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Ramadani: E kemi studiuar Spanjën dhe do t’i bëjmë shqiptarët të gëzohen
Konfiskohen rreth 23 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak
Policia spanjolle shkatërron grupin e përbërë nga shqiptarë, serbë e spanjollë
Bajrami: Ne në LDK bashkërisht me programim që po hartojmë synojmë që t’i adresojmë të gjitha problemet e qytetarëve tanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?