By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meta gjobitet me 1.2 miliardë euro për shkeljen e rregullave të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Meta gjobitet me 1.2 miliardë euro për shkeljen e rregullave të BE-së
Ballina 2Teknologji

Meta gjobitet me 1.2 miliardë euro për shkeljen e rregullave të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/05/22 at 3:17 PM
Kosova Times Published May 22, 2023
Share
SHARE

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj.

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”.

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka bërë Meta të të dhënave personale të përdoruesve nga BE-ja në ShBA që nga viti 2020.

Ky hetim gjeti se Meta, që ka selinë evropiane në Dublin, ka dështuar “të adresojë rreziqet e të drejtave fondamentale dhe lirive të të dhënave të përdoruesve” që paraprakisht ishin identifikuar se u ishin transferuar të dhënat, sipas vendimit të Gjykatës për Drejtësi të Bashkimit Evropian.

Kjo gjykatë interpreton ligjet e BE-së dhe sigurohet që ato të aplikohen në të njëjtën mënyrë në të gjitha shtetet anëtare.

Në përgjigje, Meta tha se ishte “e zhgënjyer” që vetëm kjo kompani është veçuar dhe se vendimi “është i padrejtë dhe vendos një precedent të rrezikshëm për dhjetëra kompani të tjera”.

“Ne do të apelojmë vendimin, që përfshin edhe gjobën, dhe ne do të kërkojmë nga gjykata që të pauzojë afatet e zbatimit të vendimit”, tha presidenti i Meta-s për çështje globale, Nick Clegg, dhe shefja ligjore e kompanisë, Jennifer Newstead.

Meta tha se shpreson që në muajt në vijim, ShBA-ja dhe BE-ja të miratojnë një kornizë të re ligjore që do të lejonte përdorimin e të dhënave personale. Për këtë çështje ishte arritur një marrëveshje paraprake vitin e kaluar, sipas së cilës, do të lejohej praktika e transferimit të të dhënave.

Në gjashtë muajt e fundit, rregullatorët e BE-së e kanë gjobitur katër herë kompaninë Meta – tre herë vetëm gjatë këtij viti – lidhur me shkeljet e bëra nga Instagram, WhatsApp dhe Facebook.

Në janar, Bordi evropian i Mbrojtjes së të Dhënave e gjobiti me 300 milionë euro gjigantin e mediave sociale për shkak të shkeljes së rregullave gjatë përdorimit të reklamimit të shënjestruar në aplikacionet e tij.

Në mars, Meta u detyrua të paguajë 5.5 milionë euro për shkak të shkeljeve të bëra nga WhatsApp.

Gjoba e fundit, e iniciuar nga rregullatori irlandez, fillimisht synonte që Meta të pezullonte transferimin e të dhënave. Por, rregullatorët e tjerë të BE-së kërkuan që Meta të gjobitej.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Një grua e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse është ndaluar në Gjermani

Trump fluturon për në Davos pas një defekti në Air Force One

Kosova Times May 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Receta për thjerrëzat me patate: Një pjatë e shijshme

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Konferenca e Munihut: Shumë retorikë, pak veprime dhe disa lajme të këqija në mes
Dëmtoi gomat e dy veturave zyrtare, arrestohet i dyshuari në Rahovec
Kujt i pengon hapja e urës mbi Ibër?
Sali Berisha uron kosovarët për liberalizim, sulmon Edi Ramën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?