By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Istog
January 30, 2026
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
January 30, 2026
43 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 30, 2026
IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës nga MD shkel ligjin
January 30, 2026
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet
Ballina 2Sport

Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet

Kosova Times
Last updated: 2023/05/23 at 7:12 PM
Kosova Times Published May 23, 2023
Share
SHARE

Presidenti Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth projektit për ndërtimin e  stadiumit të ri në kryeqytet. Ky takim kishte për qëllim koordinimin ndërinstitucional për ndërtimin e këtij stadiumi të rëndësishëm për futbollin kosovar dhe komunitetin e Prishtinës në përgjithësi.

Presidenti Ademi dhe i i pari i kryeqytetit u dakorduan për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për sportin kryeqytetas dhe jo vetëm. Stadiumi i ri, i cili do të ndërtohet në Bërnicë, do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve në garat evropiane.

Ky stadium gjithashtu do të jetë një vend i përshtatshëm për organizimin e aktiviteteve tjera sportive dhe eventeve të ndryshme.

Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë.

Kryetari Rama ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e parë atë si sportin më të popullarizuar në Kosovë. Të dy krerët e institucioneve janë zotuar që të krijojnë kushte sa më të mira për sportin në kryeqytet dhe të përkushtohen bashkërisht në organizimin sa më të mirë të klubeve të kryeqytetit.

Gjatë takimit, presidenti Ademi i ka dhuruar kryetarit Rama fanellën e kombëtares së Kosovës dhe e ka falënderuar për gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar. Ata kanë shprehur vullnetin për të nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në përputhje me praktikën e krijuar me komunat e tjera të Kosovës. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e futbollit kosovar dhe në ngritjen e nivelit të klubeve në kryeqytet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Kosova Times May 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti viziton familjet Miletiq dhe Komatoviq nga Komuna e Istogut

Kosova Times Kosova Times February 7, 2023
Kurti: Dënoj ashpër sulmin ndaj drejtorit Hajdari
Osasuna i jep leksion Barcelonës
Edhe nxënësit e shkollave fillore shihen në protestat në Zveçan
Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?