By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata Speciale ua vazhdon masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata Speciale ua vazhdon masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
Ballina 1Lajme

Gjykata Speciale ua vazhdon masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/25 at 4:44 PM
Kosova Times Published May 25, 2023
Share
SHARE

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së për medie në platformën ‘zoom’, të enjten, ka deklaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

‘‘Në të njëjtën çështje gjyqësore trupi gjykues më 17 maj 2023 urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit me vendim përkatës për secilin’’, tha Doyle, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Tutje, ai tha se trupi gjykues ka konstatuar se ekziston ende rreziku që Krasniqi dhe Selimi mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë ose do të japin dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose priten të paraqiten para Dhomave të Specializuara.

Paraprakisht ai tha se në gjykimin Hashim Thaçi dhe të tjerët dëshmitari i pestë, i gjashtë dhe i shtatë të thirrur nga prokuroria kanë përfunduan dëshminë e tyre këtë javë.

‘‘Një pjesë e dëshmive u dha në seancë private dhe një pjesë në seancë publike. Vendimi i trupit gjykues për t’i mbajtur disa pjesë të gjykimit në seancë private merret rast pas rasti dhe arsyeja kryesore është mbrojtja e sigurisë dhe të identitetit të dëshmitarëve dhe viktimave’’, tha ai.

Po ashtu, i njëjti tha se me mbarimin e dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të martën, seancat gjyqësore përfunduan për këtë javë dhe do të rifillojnë të hënën, më 12 qershor në orën 09:00.

Doyle tha se në këtë çështje gjyqësore, me 18 maj trupi gjykues miratoi pjesërisht mocionin e përbashkët të ekipeve të mbrojtjes me të cilin i kërkuan trupit gjykues që të bëjë konstatim gjyqësor për disa fakte të gjykuara më parë nga Gjykatat në Kosovë dhe TPNJ.

‘‘Rregullorja e lejon këtë për të shkurtuar kohën që nevojitet për paraqitjen e provave që lidhen me faktet e gjykuara më parë në procese të tjera gjyqësore. Prokuroria mund të paraqes gjatë gjykimit prova që kundërshtojnë saktësinë e këtyre fakteve nëse dëshiron’’, tha ai.Ndërsa më pas ai tha se më 18 maj, kryetarja e DhSK-së, Ekaterina Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar apelin e paraqitur nga z. Thaçi, z. Selimi dhe z. Krasniqi lidhur me pyetjen e një dëshmitari nga trupi gjykues, e që paneli i Apelit përbëhet nga gjykatësit Michele Picard, Kai Ambos e Nina Jorgensen.

Kurse tha se më 23 maj, trupi gjykues miratoi kërkesën e prokurorisë për të shtuar pesë materiale që lidhen me dëshmitarë ekspertë në listën e provave materiale të kësaj çështjeje gjyqësore.

‘‘Ndër to janë një akt ekspertize forenzike e ADN-së dhe një analizë e ADN-së së përditësuar lidhur me një viktimë të vrarë që përmendet me emër në aktakuzë. Lista e ndryshuar e provave materiale të prokurorisë duhet të dorëzohet deri më 30 maj 2023’’, tha Doyle.

Në vazhdim Doyle tha se gjykimi i Pjetër Shalës rifillon të martën më 30 maj në orën 09:30.

Ai tha ekipi i programit për ndërgjegjësim dhe komunikim të DhSK-së ndodhet në Kosovë këtë javë për tu takuar me studentë dhe shoqëri civile në Prishtinë dhe Mitrovicë.

‘‘Që prej vitit 2018 ky ekip ka takuar më shumë se 3 mijë vetë në të gjithë Kosovën të cilëve u ka dhënë informacion mbi gjykatën si dhe ka dëgjuar mendimet dhe ju kanë përgjigjur pyetjeve të tyre’’, përfundoi ai.

You Might Also Like

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance

Pesë të pandehurve për falsifikim të votave u caktohet masa e paraburgimit

Kosova Times May 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Serbia po armatoset – Sa rrezik lufte ka në Ballkan

Kosova Times Kosova Times November 7, 2024
Ministrat Maqedonci e Sveçla ftohen për informim nga Komisioni për Siguri
FMN heq Kosovën nga lista e shteteve të brishtësisë dhe konfliktit
Prokuroria kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen vizitat
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?