By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varhelyi: BE-ja çmon rreshtimim e Kosovës kundër Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Varhelyi: BE-ja çmon rreshtimim e Kosovës kundër Rusisë
Ballina 1Lajme

Varhelyi: BE-ja çmon rreshtimim e Kosovës kundër Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/25 at 5:43 PM
Kosova Times Published May 25, 2023
Share
SHARE

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Kosovë të enjten tha se porosia e qartë që vjen nga Kosova është se vendi është shumë i përkushtuar sa i përket përafrimit me Bashkimin Evropian.

“Ju keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjalë por edhe duke na bashkuar me qëndrime të qarta sa i përket qëndrimit tonë rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Varhelyi, por shtoi se Kosovës i duhet të përshpejtoë zbatimin e reformave në drejtësi dhe të përmirësojë zbatimin e kornizave ligjore.

Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, komisionari evropian bëri gjithashtu thirrje që të shfrytëzohet momentum dhe të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“Mendojmë që është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është e domosdoshme që të dyja palët t’i ofrojnë dhe t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”, tha ai, duke cituar konkluzat e Këshillit Evropian ku thuhet se të dyja palët nxiten që t’i zbatojnë plotësisht dhe pa kushte të gjitha obligimet për të cilat janë zotuar.

“Ne nga ana jonë jemi të gatshëm për të ofruar programin e investimeve, nga i cili do të përfitojnë të gjithë përmes një dialogu të suksesshëm”, Varhelyi.

Në anan tjetër, Osmani tha se ndonëse ka shumë punë për t’u bërë, përkushtimi i Kosovës për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’u afruar me Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur.

“Në këtë frymë, edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një rikonfirmim angazhimi i punës tonë të përditshme. Mbi të gjitha është rikonfirmim i orientimit tonë euro-atlantik”, tha presidentja duke shtuar se vendi është në bashkërendim me BE-në sa i përket mbështetjes së popullit ukrainas dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Vizita e Varhelyit në Kosovë shënon fillimin e një programi të përbashkët mes BE-së dhe Kosovë për forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komisioni Evropian ka njoftuar se ky program i BE-së, i financuar me 6.5 milionë euro, do të zbatohet në një periudhë kohore prej tre vjetësh, me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe ka për qëllim të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Presidentja Osmani tha se Kosova mirëpret iniciativa të tilla.

“Në këto përpjekje të përbashkëta, BE-ja e ka përkushtimin tonë të plotë, prandaj mirëpresim iniciativa të ngjashme edhe në vazhdim”, tha ajo.

Sikurse për të gjitha shtetet që janë në procesin e zgjerimit të BE-së, ashtu edhe për Kosovën sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë identifikuar si fushat kryesore që do të merren parasysh nga BE-ja në vlerësimin e gatishmërisë së këtyre shteteve për përparim drejt integrimit evropian.

Më 15 dhjetor të vitit 2022, Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues

Kosova Times May 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Subvencionohen mbi 171 mijë aplikime për tekste shkollore

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Humb jetën 39-vjeçarja franceze në Liqenin e Komanit, nxirret nga uji trupi
Reporterët pa Kufij: 45 gazetarë u vranë në mbarë botën në vitin 2023
Horoskopi ditor për 13 qershor
Emisari Stuart Peach në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?