By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Finlanda dëbon diplomatë rusë
June 6, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”
June 6, 2023
Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe
June 6, 2023
ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit
June 6, 2023
Escobar: Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varhelyi në takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Varhelyi në takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni
Ballina 1Lajme

Varhelyi në takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni

Kosova Times
Last updated: 2023/05/25 at 5:54 PM
Kosova Times Published May 25, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëprit sot Komisionarin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i cili vizitoi Kosovën.

Avancimi i agjendës së reformave evropiane, bashkëpunimi institucional në sundimin e ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe sigurisë energjetike, dhe integrimi rajonal ishin çështje me theks të veçantë në këtë takim.

Kryeministri Kurti e njoftoi komisionarin Várhelyi me rezultatet e qeverisjes, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe atë demokratik, arritje këto që në vazhdimësi po evidentohen nga raportet ndërkombëtare, siç bënë së fundmi ai i Bankës Evropian për Ndërtim dhe Zhvillim që parasheh se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2022 dhe 2023, dhe raporti i Freedom House “Vendet në Tranzicion 2023”, në të cilin Kosova sivjet ka marrë vlerësimin më të lartë ndonjëherë për cilësinë e demokracisë.

Komisioneri Várhelyi u shpreh i impresionuar me rezultatet e arritura dhe theksoi se liberalizimi i vizave është si rezultat i luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkë, ata diskutuan për të gjeturat e Raportit të Vendit për këtë vit, i cili konfirmon se Kosova ka shënuar progres në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe ka intensifikuar aktivitetet legjislative, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e përshpejtimit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kurti ftoi komisionarin evropian edhe për më shumë bashkëpunim, sidomos në reformën në sistemin e drejtësisë, teksa u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme financiare të Bashkimit Evropian në shumë fusha, sidomos së fundmi në tejkalimin e krizës energjetike.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe atë të Italisë, Antonello De Riu lansuan Programin EU-Kosovo Home Affairs. Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë tre vjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe

Escobar: Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Australisë

Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët

Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në veri, por duhen hapa të tjerë

Kosova Times May 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FT: Dhjetra tankere nga Rusia nuk mund të largohen nga Deti i Zi

Kosova Times Kosova Times December 6, 2022
Drashkoviq: Vajtim mbi Serbinë
Ukraina konfirmon tërheqjen e trupave nga Soledari
Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?