By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia: Protestuesit në Zveçan hodhën shok bomba
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia: Protestuesit në Zveçan hodhën shok bomba
Ballina 1Lajme

Policia: Protestuesit në Zveçan hodhën shok bomba

Kosova Times
Last updated: 2023/05/26 at 5:05 PM
Kosova Times Published May 26, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me zhvillimet e sotme në veri, përkatësisht në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave, njofton policia.

“Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime. Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, theksohet më tej në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, gazetarët e RTK-së që ndodhen në terren kanë raportuar se situata në komunat veriore është e tensionuar, teksa janë dëmtuar edhe disa makina të policisë.

Pesë policë të lënduar në veri

Pesë policë janë lënduar nga serbët lokal në zhvillimet e sotme në veri është konfirmuar për RTK-në nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës është duke i asistuar kryetarët e rinj të tri komunave në veri të vendit, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për ta ushtruar detyrën e tyre në objektet komunale.

Gjatë kryerjes së detyrës për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka hasur në kundërshtim të serbëve lokalë, me ç’rast janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka hyrë tashmë në zyrën e tij në ndërtesën e komunës dhe ai e ka konfirmuar për RTK-në se ndodhet në zyrë për të kryer detyrën në ditën e parë të punës si kryetar i kësaj komune.

You Might Also Like

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times May 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Shterja e liqenit zbulon fshatin e fundosur në Greqi

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
Bullgaria sërish në zgjedhje
Artikull i rremë, ‘Zelensky blen makinën e Hitlerit’
Moti ne Shqiperi i kthjellët, temperatura deri në 33 gradë celcius
Shqipëri, kredi me 0% interes për mjekët, ushtarakët dhe policët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?