By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Situatë e qetë në veri, policia ruan ndërtesat komunale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Situatë e qetë në veri, policia ruan ndërtesat komunale
Lajme

Situatë e qetë në veri, policia ruan ndërtesat komunale

Kosova Times
Last updated: 2023/05/27 at 11:43 AM
Kosova Times Published May 27, 2023
Share
SHARE

Një ditë pas përleshjeve midis Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë, situata në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është e qetë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se pranë ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ka prani të Policisë së Kosovës. Po ashtu, policë ka edhe brenda ndërtesave.

Autobilinda të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Autobilinda të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit janë vendosur tri autoblinda policore me rreth 20 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Në afërsi të ndërtesës së komunës, po ashtu janë parë ekskavatorë që po heqin rërën e hedhur një ditë më parë para ndërtesës së Komunës.

Situata në këtë komunë raportohet e qetë dhe gjendja është kthyer në normalitet, teksa janë hapur dyqanet dhe lokalet e gastronomisë.

Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe.

Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, të cilët u përleshën me policinë. Autoritetet e sigurisë përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.

Disa vetura policore u dogjën, ndërkaq të paktën pesë policë u lënduan.

Faktori ndërkombëtar e cilësoi si shkuarjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Por, autoritetet kosovare fajësuan Serbinë dhe “strukturat ilegale dhe bandat kriminale” për situatën e krijuar, teksa thanë se Policia e Kosovës po realizonte detyrat e saj.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se veprime të tilla do të rezultojnë “me pasoja” në raportet dypalëshe me Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se veprimet e Kosovës përshkallëzuan “tensionet pa nevojë, duke i minuar përpjekjet për të ndihmuar në normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta ndryshojë kursin në të gjitha drejtimet dhe të përmbahet nga veprimet tjera që mund të rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë”, tha Blinken.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit. 27 maj 2023.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit. 27 maj 2023.
Veprimet e institucioneve të Kosovës i dënoi edhe Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Brukseli tha se nuk do të pranojë asnjë veprim “të mëtejshëm dhe të njëanshëm, e provokues”.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për ta bërë me forcë hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje”, u tha në reagimin e BE-së.
Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia), po ashtu reaguan, duke kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për ta bërë me forcë hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje”, tha QUINT.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e cilësoi si “të rrezikshme” situatën e krijuar në veri, ndërkaq aleanca ushtarake, i bëri thirrje institucioneve në Kosovë që të shtensionojnë “menjëherë” situatën.

Pavarësisht dënimit nga faktori ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti vendimin që kryetarët e rinj të hynin në ndërtesat komunale.

Një ditë pas përleshjeve në veri, Kurti tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj, do të ishte mospërmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës, dhe do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”, shkroi Kurti në Facebook.
Teksa po vazhdonin përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë.

Ndërkaq, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha për median shtetërore serbe më 26 maj se ushtria e Serbisë ishte duke u dislokuar në pozicionet drejt kufirit me Kosovën.

“Nuk përjashtoj as ndonjë përgjigje tjetër që do të jetë adekuate për rrezikun që i kanoset vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, tha ai.

Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

You Might Also Like

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

Kosova Times May 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre pika që Aleanca do t’i ofrojë Ukrainës në samitin në Vilnius: mendimi i një eksperti për NATO-n

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Vdekja e themeluesit të PMC Wagner nuk është konfirmuar zyrtarisht deri në mëngjes, Britania e Madhe nuk e konsideron incidentin një sulm terrorist
Bislimi në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe dialogun
Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar
Trump, Starmer, Macron dhe Zelenskyu takuan në Vatikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?