By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Kryetarët të kryejnë detyrat, por jo të hyjnë me forcë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Kryetarët të kryejnë detyrat, por jo të hyjnë me forcë
Ballina 1Lajme

Hovenier: Kryetarët të kryejnë detyrat, por jo të hyjnë me forcë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/29 at 11:57 AM
Kosova Times Published May 29, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, përfundoi takimin me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu.

Pas takimit, ai dha një deklaratë për media ku sqaroi se në takim me kreun e shtetit të Kosovës ishte me kërkesën e kësaj të fundit.

“Kisha takim me presidenten Vjosa Osmani me kërkesë të saj”, tha ai. “I keni parë reagimet tona. Janë shumë të qarta”, deklaroi Hovenier.

“ Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri”. Ai tha se kryetarët duhet të kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë më forcë në objektet e komunës.

Ai u shpreh se me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Szunyog, ka ftuar në takim katër kryetarët e komunave veriore, por vetëm dy u janë bashkuar, i Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën”, tha Hovenier.

Sipas tij, Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës.

“Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”.
Ambasadori Hovenier shkon te Presidentja Osmani

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka dalë nga takimi me kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, të mbajtur në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Megjithatë, ai nuk ka shkuar në Ambasadë. Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj e cila po ndjek nga afër këtë takim, kreu i diplomacisë amerikane në Kosovë, vetëm disa minuta pas fillimit të takimit, ka shkuar në Presidencën e Kosovës.

Në këto momente (Ora 10:45 v.j), i njëjti ndodhet në takim me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu.

Ndërkohë, brenda ndërtesës së Zyrës së BE-së në Prishtinë edhe më tej ndodhen dy kryetarët e komunave, Zveçan dhe Zubin Potok që janë nga PDK, por ftesës së ambasadorit amerikan, nuk i i janë përgjigjur pozitivisht, kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut që janë nga LVV.

Përfundon takimi i Hovenierit me kryetarët Zveçanit e Zubin Potokut

Ka përfunduar takimi i thirrur nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, me kryetarët e komunave në veri të vendit.

Nga katër kryetarët, të Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, prezent ishin vetëm dy prej tyre, përkatësisht ata të Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, tashmë nga Zyra e BE-së ku është mbajtur ky takim, ka dalë ambasadori Hovenier.

Ndërkohë, edhe më tej nga ndërtesa nuk kanë dalë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Nga 4 kryetarët, ambasadorit Hovenier në takim i shkojnë 2 prej tyre

Tashmë takimi i ftuar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier me katër kryetarët e komunave të Kosovës në pjesës veriore të republikës, ka filluar në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Megjithatë, ftesës së kreut të diplomacisë amerikane në Kosovë u janë përgjigjur pozitivisht vetëm dy kryetarët e komunave të zgjedhur nga PDK.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, në takim, prezent janë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.

Megjithatë, në takim mungojnë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe Lulëzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

RTK ka provuar të kontaktojë dy kryetarët që mungojnë në këtë takim, por kjo ishte e pamundur.

Ndërkohë, pjesë e këtij takimi është edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

You Might Also Like

Uran Ismaili në Dardani: Programi ynë bazohet në kërkesat e qytetarëve

Osmani: Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s

Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike

Nisma zhvilloi në Prizren takimin përmbyllës të fushatës elektorale

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese konfirmon të drejtën tonë

Kosova Times May 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Forcat e rendit me plan sigurie-ngrisin masat e sigurisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkallë vendi

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Receta e lazanjave që po i vë zjarrin internetit
Kandidatja e VMRO-së për presidente: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin
Pink: Vuçiq u tha bashkëpunëtorëve të tij në mbledhjen e SNS se është gati të terhiqet
Shefi i CIA-s në Romë, diskutime për armëpushim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?