By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve
Lajme

Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve

Kosova Times
Last updated: 2023/05/29 at 9:28 AM
Kosova Times Published May 29, 2023
Share
SHARE

Arkëtarët e marketeve në Kosovë, shpeshherë dënohen me pagë nga punëdhënësi, për shkak se në rafte u gjendet mall pa afat. Këtë e konfirmon Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës. Ndërkohë, përfaqësuesit e bizneseve fajësojnë punëtorët, derisa thonë se pronarët nuk janë të interesuar që të shesin produkt me afat të skaduar raporton RTK.

Padrejtësitë me të cilat përballen punëtorët e sektorit privat, e në veçanti ata që punojnë në rrjetin e marketeve në Kosovë janë të shumta. Përveç pagës së ulët dhe orarit të stërzgjatur, ata shpeshherë dënohen në pagë, nga punëdhënësi. Ndonëse nuk flasin hapur para mikrofonit, disa nga ta i thanë Radio Kosovës se janë dënuar në pagë për shkak të mallit pa afat në rafte.

Albulena, shitëse në një nga marketet e mëdha në Prishtinë, tha se dy herë është dënuar në pagë, për këtë arsye.

E këtë e pohojnë edhe përfaqësues nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës. Kryetari Jusuf Azemi duke folur për Radio Kosovën thotë se punëtorët shitës kryesisht në arkë janë femra. Ai thotë se nga to ka marrë konfirmim se mallin e prishur e faturojnë dhe në fund u ndalet nga paga e tyre.

“Në markete kryesisht punësojnë gjininë femërore, dhe kur i pyeta për mallin që prishet në periudha të caktuara, ato deklaruan se këtë mall e faturojnë dhe atë mall duhet ta paguajnë punëtorët. Në një mënyrë nëse kemi një prishje të mallit brenda një objekti 500 euro, dhe ai 500 euro përpjesëtohet me numër të punëtorëve që janë, dhe këtë mall e paguajnë punëtorët. A ka krim më të madh se pronari i kompanisë nga puna e merr fitimin e pastër, e nëse ndodh diçka, atë humbje duhet ta paguajnë punëtorët gjë që edhe ashtu në markete e kanë një pagë mesatare diku 230-250 euro”, tha Azemi.

Por, në mbrojte të bizneseve është përfaqësuesi i tyre, Agim Shahini. Duke folur për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se kontrata parasheh që punëtori të mos jetë vetëm në pikën e shitjes, por edhe të kontrollojë mallin para skadencës. Ai thotë se për shkak të papërgjegjshmërisë së punëtorëve, dënohet punëdhënësi nga institucionet përkatëse.

“Në kontratë shkruan se në vend të punës ai apo ajo duhet t’i përcjellë edhe produktet me afat paraskadimit, dhe nuk ka pronar të biznesit që produktet e veta t’i mban në pikën e shitjes me afat të skaduar, por për shkak të punëtorëve të papërgjegjshëm ata bien ndesh me ligjin dhe dënohen. Kjo, është një kundërpërgjigje e asaj që punëtorët nuk duhet të shkojnë vetëm të shesin, por edhe të përcjellin edhe afatet e skadimit dhe në raste se ato janë me një afat më të shkurtër, ato duhet të largohen apo të shiten me aksione”, tha Shahini.

Përfaqësues të bizneseve theksojnë se punëtorët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë kontratën të cilën e nënshkruajnë, për t’i shmangur pakënaqësitë që mund të krijohen.

You Might Also Like

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Kosova Times May 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pendarovski: Sofja po kërkon atë që as okupatorët nuk do ta bënin

Kosova Times Kosova Times April 6, 2023
Osmani thekson përkushtimin e Kosovës ndaj NATO-s në takimin me NAC
Fituesi i “Big Brother” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku jep lajmin
Vuçiq thotë se e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën
Një zjarr i madh shpërthen në Moskë, tym i dendur ngrihet mbi…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?