By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tri përgjigje për veriun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tri përgjigje për veriun
Ballina 1Lajme

Tri përgjigje për veriun

Kosova Times
Last updated: 2023/05/29 at 4:24 PM
Kosova Times Published May 29, 2023
Share
SHARE

Mëngjesi i 29 majit zbardhi me grupe të serbëve lokalë që dolën para ndërtesave komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Arsyet: Ndalimi i kryetarëve të rinj shqiptarë të hyjnë në ndërtesat komunale dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte protesta e dytë në katër ditët e fundit që serbët kanë mbajtur, pasi më 26 maj, kryetarët e rinj hynë në ndërtesa komunale, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Si erdhi deri këtu?

Gjithçka nisi në nëntor të vitit të kaluar, kur kryetarët e katër komunave në veri (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) nga Lista Serbe, partia që ka mbështetjen e Beogradi zyrtar, dhanë dorëheqje, në kuadër të dorëheqjeve kolektive të serbëve nga veriu, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u caktuan për në dhjetor, por incidenteve të armatosura dhe vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri, ato u shtynë për 23 prill të këtij viti.

Në këto zgjedhje, Lista Serbe nuk mori pjesë, e popullsia serbe e bojkotoi procesin zgjedhor.

Ata që dolën në zgjedhje, zgjodhën katër kryetarë shqiptarë: Erden Atiq (Mitrovicë e Veriut), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Lulzim Hetemi (Leposaviq).

Pse po kundërshtohen kryetarët e rinj?

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, dhe ata në Beograd, kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët e rinj, të cilët, sipas tyre, kanë fituar “2-3 për qind” të votave.

Retorika u ashpërsua më 19 maj, kur në ndërtesën komunale të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, bëri betimin dhe nisi mandatin. Ndërtesa e kësaj komune, është e vetmja në veri, që gjendet në objekt të ndarë nga komunat paralele, që funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.

Lista Serbe i dha ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 1 qershor, për të ndaluar, siç tha, “represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Por, më 25 maj, tre kryetarët e tjerë të rinj të veriut bënë betimin në ndërtesa të tjera publike, për shkaqe sigurie.

Një ditë më pas, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ata shkuan në zyra. Ky veprim u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me Policinë. Autoritetet bënë të ditur se pesë policë u lënduan dhe u dogjën disa makina.

Që nga 26 maji, Policia e Kosovës ka ruajtur ndërtesat komunale.

Fundjava e 27 dhe 28 majit kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërkaq më 29 maj, në veri, pas paralajmërimeve për protesta, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, shtoi prezencën.

Lista Serbe paraqiti tri kërkesa për tërheqjen e protestuesve: tërheqjen e njësive speciale, tërheqjen e kryetarëve të rinj, por edhe mundësinë e zëvendësimit të Policisë së Kosovës – që po ruajnë ndërtesat komunale – me trupat e KFOR-it.

Çfarë thanë zyrtarët e Kosovës, Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare?

Bashkësia ndërkombëtare reagoi ashpër pasi kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në ndërtesat komunale më 26 maj. Ndërkombëtarët e cilësuan si “hyrje me forcë” dhe i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të mos e tensionojë më tej situatën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi ashpër, duke i kërkuar Kosovës t’i ndalë “masat e dhunshme”. Ai tha se veprimet e tilla do të rezultojnë me pasoja në raportet mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

Edhe shtetet e QUINT-it (ShBA, Mbretëri e Bashkuar, Itali dhe Gjermani) i dënuan ashpër veprimet e Qeverisë në Prishtinë dhe thanë se presin nga Kosova që të mos ndërmarrë masa të reja për “hyrje me forcë në ndërtesat komunale” në veri.

I përballur me reagimin e ndërkombëtarëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mbrojti vendimin për shkuarjen e kryetarëve në ndërtesat komunale.

Ai deklaroi se e kupton shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, por theksoi se “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Pas tensionimit të situatës në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi ngritjen në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të ushtrisë së tij. Ministria serbe e Mbrojtjes tha se njësitë ushtarake, pas këtij vendimi, do të dislokohen në drejtim të kufirit me Kosovën.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në mandat ka ofrimin e mjedisit të sigurt për të gjitha komunitetet, ka paralajmëruar se është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times May 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça, fituese e Kupës së Kosovës në hendboll

Kosova Times Kosova Times May 7, 2023
Vetaksidentohet motoçiklisti në Llukar, lëndohet rëndë
Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe?
Serbia nuk është në mesin e 105 vendeve që mbështetën Guterres
Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?